Emergjencë groposja e kafshëve,në 
Dërmenas e Frakull rrezik epidemie

FIER - Groposja e kafshëve të ngordhura gjatë përmbytjevë është aksioni kryesor në qarkun e Fierit gjatë këtyre ditëvë pasi ato janë rrezik për epidemi. Shërbimi veterinar pranë dretorisë rajonale të bujqësisë në Fier dhe drejtoria e shendetit poblik po bën groposjen e kafshëve të ngordhura në zonat e përmbytura në komunën Dermenas, Levan dhe Frakull.

Sipas inspektorit të shërbimit veterinar Andon Cuko deri tani janë grumbulluar, dezifektuar dhe groposur në komunën Dermenas 173 krerë të imta 13 dhi dhe 2000 krerë pula.

Ndërsa shefja e shërbimit mjedisor Burbuqe Gorrea shprehet se shumë kafshë janë ende nën ujë dhe të dekompozuara të cilat prej 10 ditësh qëndrojnë në tokat buqësore.

Groposja e kafshëve bëhet 500 metra larg banesave në pyllin e Darzezës, ku gropa bëhet më shumë se 5 metra . Në Komunën Levan, Frakull dhe Dermenas janë groposur në total 14839 kafshë dhe shpendë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë