TIRANE- Policia e Tiranës, komisariti i Shijakut dhe ai i Krujës janë bërë me drejtues të rinj. Gjatë ditës së djeshme janë mësuar edhe disa emra të rinj të drejtuesve të policisë, që janë vendosur në kryeqytet. Kështu në Tiranë, është emëruar zëvendësdrejtori i ri i policisë, Ardi Veliu, i cili ka zëvendësuar në këtë detyrë Pandi Sullën. Gjithashtu edhe shefi i Rendit në Policinë e Tiranës është emëruar shefi i ri i rendit, i cili është Behar Caka. Ndërsa, shef në komisariatin e Shijakut është emëruar Zija Sula ndërsa në atë të Krujës, Ermal Lila. Ndërkaq, bëhet e ditur se, ditën e nesërme do të kenë edhe ndryshime të reja edhe në drejtori të tjera të policisë.
/Shqiptarja.com












