TIRANE-  Vazhdojnë emërimet e reja në administratën shtetërore. Edmond Stojku është emëruar në postin e drejtorit të Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës,  në vend të Liljana Ramasaços. Stojku ka qenë zyrtar i ministrisë së  Shëndetësisë.

Viron Bezhani, kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar është emëruar në postin e drejtorit të Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve nr 2, godinat që ndodhen tek Inxhinieria e Ndërtimit.

Ndërkohë që Drejtor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës caktohet Dritan Ylli. Të tri emërimet e reja në administratë vijnë nga LSI-ja.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)