TIRANE- Punësimi i një mësuesi do të kalojë në filtra të ndryshëm, duke filluar nga komisioni i vlerësimit deri te drejtori i shkollës. Emërimi i mësuesve do të bëhet duke u bazuar te një sistem pikëzimi, kush mbledh me shumë pikë fiton. Kur lirohet një vend pune, do të jetë drejtori i shkollës që do të ketë detyrimin të bëjë publikimin në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, në faqen e internetit të shkollës dhe në ambjentet publike të institucionit.