Emërimi i Bledi Çuçit si ministër i brendshëm deh zëvendësimi i tij në krye të Ministrisë së Bujqësisë me Milva Ekonomi , është cilësuar nga Basha si emërim të miqve dhe të afërmve të Ramës në kabinetin qeveritar. Basha shkruan se durimit të popullit po i vjen fundi dhe vuan krizën ekonomike, ndërsa Rama merret me shopping në New York.

"Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen t'i bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Neë York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim", shkruan Basha.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Rama njoftoi emrin e ministrit të ri të Brendshëm që është Bledi Çuçi, ndërsa Milva Ekonomi do vendoset ne vend të tij në ministrinë e Bujqësisë. Ky vendim i Kryeministrit Rama vjen pranoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas protestave për vrasjen e Klodjan Rashës.