Komandimi i zëvendësit të Mynyr Konit, PD: Besa Shahinit i duket vetja Shullazja e qeverisë

Komandimi i zëvendësit të Mynyr Konit, PD: Besa Shahinit i duket vetja Shullazja e qeverisë

Luçiano Boçi

Pas komandimit të Berndard Dostit si zëvendësi i Mynyr Konit,pas pezullimit të këtij të fundit nga ministrja e Arsimit Besa Shahini ka ardhur edhe reagimi nga PD.

Ish-deputeti Luçiano Boçi e quan të përregullt emërimin e tij, pasi kushtetuta nuk parashikon marrjen e këtij vendimi nga ministrja.

" A DI SHQIP MINISTRJA E ARSIMIT?!
Rama me ministren e tij profane, marrin kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute.
Në një akt të paprecedent antikushtetues dhe antiligjor, Ministrja e arsimit, Shahini pezullon e shkarkon, Rektorin e UT.
Në të njëjtin urdhër bakalli, ka komanduar Rektorin e ri.
Nenet që i referohet urdhëri, nuk i japin asaj tagër ligjor për të dy vendimet.
Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.
Jo vetëm.
I duket vetja Shullazja e qeverisë.
Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka.
Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit. 
Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet.
Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.
Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit.
Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës.
E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.
I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit.
Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!"
, shkruan Boçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 15/04/2019 13:48

    Pse se lejoni komentin

    Përgjigju
  • Mondi: 15/04/2019 13:46

    O boci ti pretendon se je " pedagog"po edhe nje rugac ka nje fjalor me te embel kur debaton me nje femer kjo tregon se sa formim akademik ke duket qe nuk ngrihesh dot mbi nivelin nga vjen, gjirizin nga ke dale, sa ke lexuar ne jeten tende sa per te vajtur ne tualet?letren higjenike perdore per te fshire buzet qe gjeneruan kete ndyresi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë