Emërohen drejtorët të Operas
e Baletit dhe Galerisë së Arteve

Emërohen drejtorët të Operas<br />e Baletit dhe Galerisë së Arteve
TIRANE - Qeveria ka emëruar drejtorin e ri të Galerisë së Arteve, dhe atë të Operas dhe Baletit.

Me qeveria gjatë ditës së sotme ka vendosur për “lirimin nga detyra të Zhani Ciko dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Ilir Kërni”.

Gjithashtu është vendosur edhe për “lirimin nga detyra të Rubens Shima dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve të Artan Shabani”.


ORA 08:57 SOT ZGJIDHEN DREJTORET E OPERAS DHE GALERISE
Tashmë emrat e përzgjedhur nga konkursi për secilin institucion nga ministrja e Kulturës kanë shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Sot pritet që “kryeministri të jap viston për drejtorët përkatës”, siç pohuan burimet nga kryeministria.

Ndërkohë ish-zëvendësministri i kulturës Abaz Hado, i përfolur si një ndër konkurrentët për drejtor të Galerisë Kombëtare të Arteve ka bërë përgënjeshtrimin në gazetën Shqiptarja.com duke konfirmuar se ai nuk ka konkurruar për të qenë drejtor i saj.

Sipas këtyre burimeve sot në drekë del VKM-ja nga mbledhja e qeverisë, ku pritet të dalin emrat e drejtuesve të institucioneve të artit e të kulturës

Afati i dorëzimit të dokumentacionit ishte më 18 tetor 2013.

(dhh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë