Këshilli i Ministrave emëroi sot dy anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura.
Anëtarët e emëruar janë Znj. Silvana Sulstarova dhe Z. Riza Ajdini.

Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DY ANËTARËVE TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT E TË PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, "Për kuadrin rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin në detyrën e anëtarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura të:
- Znj. Silvana Sulstarova;
- Z. Riza Ajdini.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".