Emërohet drejtor i ri i Policisë së Burgjeve, kush është Paulin Rajta

Emërohet drejtor i ri i Policisë së Burgjeve, kush është Paulin Rajta

Drejtori i Policisë së Burgjeve Paulin Rajta

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve Paulin Rajtan. Drejtues i Lartë ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme.

Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun. Ai ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Kakryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.

Së fundmi, Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë. Në të gjitha detyrat e ngarkuara, Rajta ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në zbatimin e ligjit, luftën ndaj krimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë