Emigracion i paligjshëm, grup kriminal dhe korrupsion, policia greke ‘fshin’ departamentin e kontrollit të pasaportave në pikën e Kapshticës

Emigracion i paligjshëm, grup kriminal dhe korrupsion, policia greke ‘fshin’ departamentin e kontrollit të pasaportave në pikën e Kapshticës

Pjesa greke e doganës së Kapshticës

Kanë favorizuar emigracionin e paligjshëm në kufirin greko shqiptar, kanë krijuar një grup kriminal dhe për shkak të përfitmeve nga korrupsioni lejonin kalime të paligjshme të kufirit në pikën kufitare të Kapshticës, mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Por nuk bëhet fjalë për punonjës shqiptarë të pikës kufitare. Policia greke ka bërë me dije se punonjës policie të pikës kufitare janë arrestuar në doganën greke të Krystallopigjisë (Kapshticë), pas një vëzhgimi disaditor, nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Policisë së Greqisë së Veriut.

Mediat greke bëjnë me dije se flitet për 14 arrestime që u kryen me akuzën për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, falsifikimeve dhe veprave të tjera penale. Në këtë moment po kryhen kontrolle në disa shtëpi në qytetin e Follorinës për mbledhjen e provave shtesë. Lajmin e ka transmetuar ekskluzivisht televizioni publik ERT.

Sipas të njëjtave informacione, policia e Punëve të Brendshme ka marrë një denoncim , nga i cili ka nisur hetimi. Në kuadër të saj janë monitoruar telefonat e të përfshirëve dhe janë regjistruar biseda inkriminuese .

“Një grup personash të ‘korruptuar’ ishin zhvendosur në stacionin kufitar të Kristallopigisë dhe po ‘fshinin’ Departamentin e Kontrollit të Pasaportave”, shkruajnë mediat greke.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën