Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëroi sot dërgimin e menjëhershëm të Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën, për të penguar imigracionin klandestin.
“Presidenti i SHBA-së urdhëroi dërgimin e Gardës Kombëtare në kufirin jugperëndimor për të ndihmuar rojen kufitare”, deklaroi Kirstjen Nielsen, Sekretarja për sigurinë e brendshme.
“Ne shpresojmë që kjo zhvendosje të fillojë menjëherë”, shtoi ajo.
Garda Kombëtare ka ndërhyrë në kufij në vitin 2010, me urdhër të Barack Obama, si dhe në vitet 2006-2008 gjatë kohës së George W. Bush.
Komento