‘Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-’90’, Gentiana Sula: Ka pas emigrantë të rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit (VIDEO)

Historianë, studiues dhe drejtues institucionesh vendase edhe të huaja u bënë pjesë e temës “Emigracioni politik shqiptar gjatë viteve 1944-1990”. Drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, e konsideroi këto lëvizje të shqiptarëve drejt vendeve fqinjë, si lëvizje që u luftuan pasi rrezikonin kupolën e regjimit komunist. Sipas statistikave të dokumentuara, Sula, renditi 13.600 persona që u numëruan si të arratisur në raportet e Sigurimit të Shtetit, nga 1944 deri në vitin1990, pa llogaritur ata të ikur përmes ambasadave. Ku mes tyre 4784 ishin gra dhe fëmijë, ndërsa reth 998 të tjerë vdiqën ose u vranë nga regjimi në këtë përpjekje. Por përpos gjithçkaje në këto statistika dalin edhe rekrutimet e emigrantëve shqiptarë me Sigurimin e Shtetit, gjë që Sula edhe historiani Gjon Boriçi, i cili ka studiuar përpjekjet e Sigurimit të Shtetit për të vënë nën kontroll emigrimin politik shqiptar, një dialog jo fort të thjeshtë në të ardhmen.

“Emigracioni politik nga 1944 deri në ‘90 është i dokumentuar mirë. Shifra totale është rreth 14 mijë e 500 persona, pa llogarit mijëra shqiptarë që çan murin e ambasadave në 2 korrik 1990. Nis emigracioni i elitës jokomuniste pas ’44-s, deri në 59-n është ende mes kampeve në Europë. Të gjitha këto hallka u plotësuan deri në vitin 1959, në mënyrë të sforcuar një pjesë shkuan në Amerikë, një pjesë në Belgjikë edhe në vende të tjera. Fondi i emigracionit, rreth 15 mijë persona mbetën të skematizuar, 200 prej tyre janë të etiketuar si kriminel luftë, 4500 prej tyre janë gra e fëmijë. Sistemi komunist nisi që të instalohej me dhunë, familjet ishin nën presion, dërgoheshin në kampe pune, prisheshin familje. Edhe familjet e tyre janë të përgjuara, edhe ka pas shumë energji për këtë kategori, përfshi çamët apo dhe Kosovar”, shprehet Sula ndër të tjera.

Më tej Sula shtron se dialogu për emigracionin politik nuk do të jetë kaq i  thjeshtë, sepse nga një anë janë dhimbjet, por nga ana tjetër është edhe bashkëpunimi me Sigurimin për të ruajtur familjet e tyre. “Ka pas bashkëpunim se ata ishin atje. Në përgjithësi sigurimi donte që të kontrollonte personat më me influencë jashtë, por edhe organizatat politike, si Vatra apo ‘Shqipëria e lirë’. Nuk kanë infiltruar institucione, por kanë dashur që t’i përçajnë”, tregon Sula.

Historiani dhe studiuesi Boriçi tregon se janë shpenzuar shifra marramendëse nga Partia Komuniste Shqiptare për të udhëhequr këto lëvizje migratore, ku shumë prej atyre që dorëzoheshin të parët kanë qenë emigrantë, që kishin familje të persekutuara në Shqipëri.

“Ka qenë një përpjekje konstante, jo pak herë e suksesshme për të kontrolluar të gjithë veprimet e emigrantëve që u larguan nga Shqipëria. Ka qenë një platformë e qartë, që tregojnë se përpjekja e Sigurimit të Shtetit me urdhër të Partisë Komuniste Shqiptare ka qenë në nivele të tilla, sa janë shpenzuar shumë të jashtëzakonshme parash për të udhëhequr këtë lëvizje edhe për të rekrutuar. Janë shpjeguar mijëra dollarë, edhe jo pak herë sigurimi i shtetit ka qenë i suksesshëm në këtë drejtim. Vendet fqinje që kishin numër më të lartë të emigrantëve janë, Italia, Greqia, më pak Jugosllavia edhe në Francë. Elementi që u thye i pari ishin ata që kishin familjet të internuara”, shpjegon mes të tjerash historiani edhe studiuesi Gjon Boriçi.

Edhe për ambasadorin e OSBE-së trajtimi i këtyre dosjeve është shumë i rëndësishëm që vendi ynë të zhvillohet me hapa të duhur.

 “Në vende të tjera, komisioni i së vërtetës ka luajt rol kyç në këtë drejtim. Ne inkurajojmë dialogun për të kaluarin dhe trajtimin e dosjeve të Sigurimit”, shprehet Bernd Borchard.   

Gjatë konferencës në Muzeun Historik Kombëtar u ekspozuan edhe dokumente arkivore mbi emigracionin politik shqiptar.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reflektoni me Emra Mbiemra ..kush Jane !: 19/02/2020 16:08

    Te pakten gjithe secili Qytetare ,,te dije kush ka qene .. Nuk eshte mbatje Sekreti ,nese i nxirni Si Tabele...Se fundja Njerezit kane vuajtur nga njerez te tille.Por te pakten, nga njerezit e thjeshte , keta Spiune te Sigurimit. PERBUZJEN e meritojne ..deri me tani ,pake eshte perfolur,,prejashtojme Serbin Sali me kompanine e tije ,,qe Dosjet e tyre i Kane hequr..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë