GJIROKASTER - Rreth 400 familje që kanë emigruar prej disa vitesh në shtetin grek, pritet të rikthehen gjatë muajve të adhshëm në komunën e Cepos. Sipas kryetarit te komunes, Dragush Logli, pritet një rikthim masiv i shumë familjeve të kësaj komune, që kanë qenë në emigrim në Greqi, pas viteve `90.
"Mjaft prej kryefamiljarve që do të rikthehen në vendlindje, janë paraqitur në komunë dhe kanë kërkuar të dinë për mundesitë dhe hapsirat ku mund të investojnë me kursimet e fituara në Greqi", thotë ai.

“Duke marrë parasysh specifikën e komunës, bujqësia dhe blegtoria mbeten dy drejtimet kryesore që u janë rekomanduar emigrantëve për të investuar. Krijimi i fermave blegtorale, i punishteve ta parpunimit ta qumashtit, apo ndartimi i vreshtarive, pemtoreve etj, jana mundasi reale investimi dhe fitimi”, thekson ai. Krijimi i fermave dhe pemtoreve do të lehtësonte ndjeshëm emigrantët, pasi çdo investim në bujqësi e blegtori, mbështetet me financime edhe nga Drejtoria e Bujqësisë së rrethit.

Por, një tjetër mundësi për emigrantët që kanë nisur të rikthehen në Cepo, është edhe turizmi kulturor dhe natyror, ku ata mund të investojnë duke ndërtuar restorante, hane malore, njësi të shitjes së prodhimeve të zonës etj. Cepoja ka në territorin e saj edhe shumë monumente kulture, si kalatë e Humelices, Kardhiqit, Manastrit, Plesatit etj, të cilat mund të shfrytëzohen nga emigrantët për t'i kthyer në objekte fitmprurese, duke ndërtuar lokale në afërsi të tyre.

Gjithashtu, natyra e mrekullueshme e fshatrave të kësaj komune, me pyje, kodra, male, bimësi të shumta dhe ujë të ftohtë në shumë burime, ende nuk është shfrytezuar, si dhe sa duhet. Kryekomunari Logli shtoi, se “aktualisht në komunë po ndërtohen edhe rezerateve të kultivimit të kërmillit, peshkut, bretkosës etj, duke shfrytëzuar ujrat e shumta që ka zona”. atsh

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)