TIRANE - Në katër muajt e parë të vitit në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit (QKR) janë regjistruar 4.345 biznese të reja. Ndikimin kryesor, sipas ekspertëve, e ka dhënë për këtë rezultat rikthimi i emigrantëve nga vendet fqinjë, ku kriza ekonomike ka qenë më e rëndë.
Ndikimin më të lartë po e jep kriza ekonomike në Greqi, nga ku po rikthehen mjaft emigrantë në vendlindje, që po investojnë kursimet në biznese familjare, jo aktivitete prodhuese, por kryesisht shërbime dhe tregti.
Bizneset e reja regjistrohen brenda 24 orëve kundrejt pagesës prej 100 lekësh. Krijimi i QKR-së në vitin 2007 u mundësua nga qeveria amerikane, përmes programit të Sfidës së Mijëvjeçarit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com