Emigrantët në Calais, nga "xhungël"
kthejnë kampin në një "mini-qytet"

Emigrantët në Calais, nga "xhungël"<br />kthejnë kampin në një "mini-qytet"
Francë-Nga “xhungël” kampi i emigrantëve të Calais, në veri të Francës, është kthyer tashmë në një “mini-qytet” me restorante, markete, një teatër, bibliotekë si dhe Wi-Fi. Rruga kryesore e këtij kampi është e mbushur me dyqane, ku nuk mungon një galeri arti, teatri apo edhe një klub nate, ku shërbehet birrë.

Calais, është pika e ndalesës së emigrantëve që duan të shkojnë  në mënyrë të paligjshme nga Franca në Britani.

calais
(Kampi i emigrantëve në Calais)

Kur kampi u hap në pranverë të këtij viti, ishte një mishmash çadrash mbi dunat e rërës. Por 8 muaj më vonë, kampi famëkeq i emigrantëve në Calais, ka marrë pamjen e një mini-qyteti, duke u kthyer në magnet për emigrantët që duan të ikin ilegalisht nga Franca në Britani.

calais
( Dyqan ushqimor)

Më shumë se një dyzinë dyqanesh janë hapur, së bashku me restorante, biblioteka, hotele të improvizuara, ku jepen edhe këshilla mbi mënyrën se si mund të merret azil në Britani.

calais
(Teatër)

Daily Mail ka publikuar fotot, që tregojnë në brendësi transformimin e këtij kampi. Rruga kryesore e njohur si “tregu” është zemra e kampit. Aty gjen një teatër në formën e një kupole, i cili shërben njëkohësisht si galeri arti, por edhe klub nate, një dyqan librash, i quajtur “librat e xhunglës”, ku ofrohen edhe mësime të gjuhës angleze dhe franceze. Po ashtu në këtë kap nuk mungojnë edhe objektet fetare si xhamia apo kishat. Po ashtu në kamp është hapur edhe një vend i posaçëm, për trajtime bukurie, ndërsa nuk mungojnë edhe këndet e lojërave për fëmijët.

calais

calais
(Wi-Fi falas)

calais
(Galeri Arti)

calais
Por pavarësisht kësaj, në mesin e emigrantëve që ndalojnë në Calais, janë të shumta incidentet apo konfliktet mes tyre. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship