Emigrantët tanë më të varfër
sjellin më pak para në Shqipëri
Të ardhurat që emigrantët dërgojnë në vendin tonë kanë ardhur në rënie gjatë dy-tre viteve të fundit. Për shkak të krizës në vendet ku emigrantët shqiptarë jetojnë e punojnë, e kryesisht në vendet fqinje, remitancat, paratë që ata dërgojnë në vendin tonë, janë reduktuar ndjeshëm.
Të ardhurat që emigrantët dërgojnë në vendin tonë kanë ardhur në rënie gjatë dy-tre viteve të fundit. Për shkak të krizës në vendet ku emigrantët shqiptarë jetojnë e punojnë, e kryesisht në vendet fqinje, remitancat, paratë që ata dërgojnë në vendin tonë, janë reduktuar ndjeshëm. Ndërsa para 2-3 viteve niveli i remitancave ishte më I lartë, sa i takon investimeve të huaja direkte, tashmë shifrat flasin ndryshe. Open Data Albania po hulumton së fundmi mbi raportin se si qëndron vlera e Remitancave tek Investimet e Huaja Direkte. Të dy këta indikatorë janë flukse hyrëse të bilancit të pagesave dhe janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare. Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje.
Sipas përmditësimit të të dhënave nga Open Data Albania për periudhën 2010-2012, gjatë këtij trevjeçari vlera e Investimeve të Huaja Direkte është më e lartë se vlera e Remitancave. Në vitin 2010, sipas raportit ështëshënuar edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave, si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte.
Viti 2010, ka shënuar edhe vitin e parë kur remitancat kanë rënën nën vlerën e investimeve të huaja direkte, respektivisht dërgesa 690 milionë euro, dhe Investime të huaja direkte në 789 milionë euro. Ndryshimi i këtij raporti lidhet kryesish më rënien e dërgesave të emugantëve gjatë këtij viti.
Por në dy vitet në vijim u vu re zvogëlim i kësaj diference, duke shënuar një rritje të lehtë të nivelit të dergesave të emigrantëve. Gjatë viteteve 2011- 2012 vlera e investimeve të huaja direkte ka rënë përkatësisht në 717 dhe 727 milion euro. Megjithëse në vlerë më të lartë se vlera e remitancave, ecuria e dy viteve të fundit për investimet e huaja direkte dëshmon sërish se ekonomia shqiptare mbështetet ende qëndrueshëm tek dërgesa të shqiptarëve që punojnë jashtë vendit. Tendenca për të pasur investime të huaja dhe treg më të mirë punësimi në vend, është ende tepër e brishtë dhe jo e qëndrueshme.
Megjithatë këto nivele janë larg atyre të disa viteve më parë, e konkretish periudhës 2002-2006, kur investimet e huaja direkte qëndronin në vlerë inferiore kundrejt dërgesave nga emigrantët. Në këtë katërvjeçar emigrantët sillnin në atdhe 3-4.5 herë më shumë euro seç sillnin investitorët e huaj direkt.
Viti 2006 - 2010 është vit me rritje progresive të vlerave të investimeve të huaja direkte. Ky hark kohor shënon një moment pozitiv për ekonominë vendase. Gjithsesi vlera e remitancave është gjithashtu e konsiderueshme me një luhatje gjatë dhjetëvjeçarit nga 665 milionë euro viti me vlerë më të ulët, në 952 milionë euro viti më i mirë në vlerë.
Duke bërë këtë lloj analize krahasuese, se si pozicionohen remitancat kundrejt IHD-ve hulumtohet me kujdes roli i secilit tregues dhe i të dyve së bashku në ekonominë e brendshme të vendit.
Grafiku në vijim paraqet përqindjen që zënë remitancat në IHD:
Kjo përqindje ka ardhur duke u ulur çka vërteton edhe njëherë faktin që nëse në periudhën e parë të dhjetëvjeçarit remitancat ndihmonin ekonominë të zhvillohej duke qenë se zinin një pjesë shumë të rëndësishme të PBB, në pjesën e dytë kjo situatë ndryshon në favor të Investimeve të Huaja Direkte.
Marrë nga Open.data.al
(e.s/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15