Emigrantë dhe turistë, fluks në portin e Durrësit, zbarkojnë 7 tragete nga Italia (VIDEO)

DURRES-Dita e sotme ka shënuar një fluks në hyrje në portin e Durrësit, pasi 5 tragete me udhëtarë kanë zbarkuar nga Italia, 4 nga Bari dhe një nga Ankona dhe 2 pritet që të vijnë në mbrëmje.

 Deri tani kanë ardhur 5200 udhëtarë dhe 1500 automjete, ndërsa në mbrëmje pritet që të vijnë 2800 udhëtarë të tjerë dhe 700 automjete, pra në total 8000 persona. 

Report Tv sjell pamjet nga porti i Durrësit ku duket fluksi. Një pjesë e udhëtarëve janë emigrantë të kthyer për pushime në atdhe, por edhe turistë që vizitojnë Shqipërinë.

Ndërkohë që thuajse në të gjitha akset rrugore që të çojnë drejt zonave bregdetare ka pasur fluks, pasi qytetarët kanë shkuar në plazh për të kaluar fundjavën.

Report Tv sjell pamjet nga Shkodra ku duket fluksi i automjeteve në dalje të qytetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 04/08/2019 23:31

    RRUGET NUK I PERGJIGJEN KERKESAVE TE TURISTEVE,,,PRANDAJ TE MENDOHET QE AKSI TIRANE-SHKODER TE RIBEHET SEPSE ESHTE BERE GABIM,,VeTEM ME NJE KORSI,,,,E KEMI KETE RRUGE TE QELBUR DHURATE NGA ILIR META,,,,AJO DUHET TE JETE 2 KORSI ME DY KORSI,,DHE NJE KORSI EMERGJENCIE KUR PRISHET MAKINA ,,,,HYRJA NE LEZHE ESHTE SKANDALOZE,,,,RRUGA KTHEHET NE TE DJATHTE DHE HYN NE NJE LAGJE TE LEZHES,,,KUR MUND TE VAZHDONTE DREJT PA HYRE NE QYTET,,,PO ASHTU KA NEVOJE TE NDERHYHET NE RRUGEN TIRANE-- FIER,,,,SEPSE KA RRETHRROTULLIME,,NUK MUND TE KETE AUTOSTRADA ME RROTULLIME,,TURP,,ME GJENI NJE AUTOSTRADE NE EUROPE ,,,APO BALLKAN ME RROTULLIME,,KETO JANE PROJEKTE KORRUPTIVE PER TE VJEDHUR PARA,,...////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet