Numri i punëtorëve të huaj që zgjedhin Vlorën për të punuar është rritur nga viti në vit. Jo vetëm në turizëm, por dhe në sektorë të tjerë, sicc është industria e përpunimit. Ne takuam një grup punëtorësh indiane që prej dy vitesh janë të punësuar në një fabrike për prodhimin e metaleve. Ata shprehen se ndihen mirë në qytetin bregdetar dhe janë të kënaqur me kushtet e punës, por u mungojnë familjet e tyre.

 

“Kam dy vite këtu dhe më pëlqen puna, paga dhe kushtet e jetesës. Më parë kam punuar në Tiranë por vendosa të transferohem në Vlorë. Këtu shkojmë mirë me njëri-tjetrin, por më mungon familja ime, të cilën e kam në Indi”.

 

“Jam nga India. Erdha për punë sepse më paguajnë më shumë se në qytetin tim, Nju Delhi. Punoj karpentier prej dy vitesh dhe paguhem mirë. Kam dy fëmijët dhe bashkëshorten në Indi dhe nuk di sa do punoj në Shqipëri. Po e mendoj edhe mund të qëndroj këtu, nëse mund të marr dhe familjen”.

 

“Punoj prej dy vitesh dhe kam mësuar pak shqip. Më pëleqn këtu. Jam beqar, por për momentin po mendoj vetëm për punë, jo për martese. Pagesa është e mirë, edhe banesa ku qendrojmë të gjithë bashkë me qira”.

 

Punëtorët e huaj, jo vetëm nga India por dhe nga Bangladeshi dhe Indonezia vijnë në Shqipëri të kontraktuar nga agjencitë e punësimit. Aktualisht në Bashkinë e Vlorë janë afro 300 të punësuar me kontrata pune 6 mujore dhe 1-vjeçare.