Emigrantët e anijes “Diciotti” janë transportuar mbrëmjen e sotme drejt qendrës së pritjes “Mondo migliore” në Roça di Papa, një komunë afër Romës. Refugjatët pritet të qendrojnë për disa ditë në atë qendër dhe më pas do të transportohen nga dioqezat në Itali.
Emigrantët janë pritur nga kore raciste dhe nga të tjerë që i mbështesin. 20 nga emigrantët e anijes “Diciotti” do të transportohen drejt Shqipërisë, ndërsa 25 prej tyre pritet t’i marrë Irlanda.
Emigrantët e pranuar nga Shqipëria kanë shkaktuar një valë reagimesh në politikën italiane dhe atë shqiptare. Veprimi i qeverisë shqiptare është përshëndetur nga qeveria italiane.