Emigrantët e bllokuar, peng të situatës në kufirin Poloni-Bjellorusi

Emigrantët e bllokuar, peng të situatës në kufirin Poloni-Bjellorusi

Emigrantët

Polonia ka kërcënuar Bjellorusinë me sanksione tjera ekonomike dhe mbylljen e kufirit të saj për trafikun e mallrave dhe qarkullimin hekurudhor, ndërsa mijëra emigrantë vazhdojnë të përpiqen të kalojnë kufirin.

Bashkimi Evropian akuzon Bjellorusinë për krijimin e një krize humanitare duke dërguar emigrantë në kufi, si formë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura nga BE-ja pas manipulimeve në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha të mërkurën se është gati të kundërpërgjigjet ndaj Bjellorusisë, e cila sipas tij po fshihet pas njerëzve të pafajshëm duke shkaktuar një krizë politike.

“Ne duam të çtensionojmë situatën, por nëse ka ndonjë përshkallëzim nga pala bjelloruse, ne jemi gati të kundërpërgjigjemi, duke vendosur sanksione ekonomike, mbyllje të kufirit për qarkullimin e mallrave dhe trafikut hekurudhor”, tha Morawiecki.

Të martën Bashkimi Evropian tha se është në përgatitje të masave ligjore për procedurat e azilit dhe kthimin e emigrantëve.

“Qëllimi është që të mbështesim vendet anëtare në proceset e nevojshme, për të menaxhuar me shpejtësi situatën dhe në përputhje me të drejtat themelore”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Ditët e fundit janë zbutur tensionet pasi Bjellorusia largoi emigrantët nga kufiri. Megjthatë, qindra prej tyre mbeten të bllokuar në kampe të improvizuara dhe në temperatura shumë të ulëta.

Disa emigrantë kanë vdekur në përpjekje për të kaluar kufirin.

“Nuk mund të shkojmë as në Poloni as në Bjellorusi. Do të qëndrojmë ktëu derisa Evropa të na pranojë“, thotë një emigrant nga Iraku.

Pas intervistimit të dhjetëra emigrantëve, organizata “Human Rights Watch” përshkruan në një raport mënyrën se si forcat bjelloruse dëmtuan gardhin kufitar për të ndihmuar emigrantët të kalojnë në Poloni, ku ata zakonisht kapen nga rojet kufitare polake.

“Ata iu lutën rojeve kufitare polake për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare. Nëse dikush e bën këtë, autoritetet shtetëtore kanë përgjegjësi të shqyrtojnë pretendimet. Por njerëzit më thanë se asnjë nga këto nuk po ndodh. Përkundrazi, rojet kufitare po i fusin në furgona ose makina dhe po i dërgojnë në vende të veçanta të kufirit me Bjellorusinë, ku i detyrojnë të kalojnë rrethojat kufitare duke i kthyer në anën bjelloruse”, thotë Lydia Gall nga Organizata “Humans Rights Watch”.

Emigrantët thonë se në anën bjelloruse të kufirit, ata mbahen nën qiell të hapur.

“Atyre nuk u sigurohet ushqim dhe ujë, ndodh që dhunohen nga rojet kufitare, zhvaten për para. Pastaj nisen në grupe të mëdha drejt kufirit polak, ku detyrohen të futen në Poloni. Dhe aty fillon me ta loja ping-pong”, thotë Gall.

Polonia mohon të ketë shkelur ligjet e azilit. Bjellorusia po ashtu mohon akuzat se rojet kufitare kanë abuzuar me emigrantë. Ndër viktimat e fundit të krizës është një fëmijë që vdiq para se të lindte ndërsa nëna e tij me familjen mundohej të kalonte kufirin. Arkivoli i vogël i fëmijës u varros në një varrezë tatare myslimane afër kufirit në Poloni./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë