Emigrantët e paligjshëm/ Serbia ngre në Preshevë gardh me tela me gjemba përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut (FOTO)

Emigrantët e paligjshëm/ Serbia ngre në Preshevë gardh me tela me gjemba përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut (FOTO)

Serbia ka ngritur një gardh me tela në kufirin me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës.

“Ky gardh do të pamundësojë kalimet masive të paligjshme të kufirit” - kanë konfirmuar autoritetet e vetëqeverisjes lokale në Preshevë.

Serbia gjendet në të ashtuquajturën “Rrugë Ballkanike”, përmes së cilës migrantët dhe refugjatët provojnë të arrijnë deri te vendet e BE-së.

Sipas të dhënave të fundit, të cilat Komisariati për refugjat i Serbisë i ka publikuar më 20 qershor, në 18 qendra të pranimit dhe të azilit në Serbi, janë duke qëndruar rreth 4.800 persona.

Autoritetet në Serbi nuk janë të hapura për të dhënë detaje lidhur me gardhin me tela gjemborë të cilin Serbia ka vendosur në kufi me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?