Kampi i emigrantëve në Gjadër/ Gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit: Vlerësimi i vendeve të sigurta i takon qeverisë italiane

Disa herë qeveria italiane u ndalua nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Ajo u fut në një betejë më gjykatat, për shkak të listës së vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet.

Gjykata e Kasacionit në Itali I jep të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.

Në Shqipëri, Italia deri më tani edhe pse të pakët në numër ka sjellë vetëm emigrantë nga ato që i cilëson vende të sigurta. Mediat në itali këtë të premte zbardhën një pjesë të vendimti që pritet të jepet nga Gjykata e Kascionit në itali, e cila ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta thotë se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.

Kjo pjesë e vendimit i cili pritet të jepet së shpejti, i jep Melonit frymëmarrje deri në dhënien e një vendimi për këtë çështje nga Gjykata Evropiane, i cili me gjasë do të ndikojë edhe drejtësinë në Itali.

Megjithatë kryeministrja italiane Meloni jo më larg se pak ditë më parë tha me vendosmëri se në Janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli Italo-shqiptar do të funksionojë.

K.M/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 30/12/2024 17:23

    Lajm jo i mire per partine komuniste te sali berishes dhe per komunistet ne itali..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme reagon për tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjitha viktimave

Ministria e Jashtme reagon për tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjitha viktimave