Inter dhe Atalanta, dy skuadrat më në formë të Seria A, që këtë sezon duket se do të luftojnë për titullin kampion, sonte duke nisur nga ora 20:00 do të përballen për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, që zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite.
Skuadra e Inzaghit duket më favorite, por Atalanta kërkon të hakmerret për atë humbje 4-0 në fazën e parë të kampionatit dhe për të rikthyer dinjitetin. Për t’ia dalë, Gasperini duhet t’ia bëjë pa sulmuesit Retegui dhe Scamaca, ndërsa Inter nuk ka në dispozicion Acerbin dhe Pavard.
Ky është viti i dytë që Superkupa e Italisë zhvillohet me sistemin e dy gjysmëfinaleve dhe një finaleje, ndërsa gjithashtu për herë të dytë mbahet në Arabinë Saudite. Në rast se 90 minutat nuk do të kenë fitues, finalisti do të përcaktohet me penallti pa shkuar më herët në shtesë.
Gjysmëfinalja tjetër luhet të premten e 3 janarit mes Milanit dhe Juventusit. Përveç trofeut, Superkupa e Italisë në Arabi sjell edhe shumë të ardhura, pasi fituesi merr deri në 8 milionë euro, ndërsa finalisti i mundur 5. Në total arabët shpërndajnë 23 milionë euro nga të cilat 16.2 shkojnë për skuadrat pjesmarrëse.