Kthimi i emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi, për festat e fundvitit në Shqipëri ka krijuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakvaijës, në anën greke. 

Radha nga sporteli në pjesën greke të Kakavijës e deri në pjesën shqiptare është 4 kilometra. Emigrantët presin deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri.

Për Report Tv ata kërkojnë reagim nga autoritetet policore shqiptare për te ndërhyrë tek homologet greke për zgjidhjen e kësaj situate në prag festash.

''Ne kemi dy orë këtu, ne shteti grekë nuk na ka dashur asnjëherë, kemi qenë të luftuar gjithmonë nga shteti grekë, por kur fajin e ka i zoti i shtëpisë, të dal ai dhe të cojë zërin për popullin e tij. Jemi populli më i shkelur në Greqi', tha një emigrantë. 

'Kemi dy orë e gjysmë që presim. Unë lashë makinë atje dhe po shkojë që të marrë një kafe. Grekët rracistat e kanë në dorë, kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo,' tha një tjetër.

Policia kufitare greke punon me 2 sportele, të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e kthimit të emigrantëve në atdhe për festa.