TURQI- Qindra refugjatë kanë krijuar një demonstratë në afërsi të kufirit perëndimor të Turqisë me Greqinë, duke kërkuar nga autoritetet t’i lejojnë dhe t’i ndihmojnë që të kalojnë kufirin për në territorin grek.

Shumë prej tyre refuzojnë ushqimin e shpërndarë nga OJQ-të duke kërcënuar autoritetet turke se do të kalojnë në grevë urie përderisa kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Refugjatët janë të bllokuar në kufi prej disa ditësh. Disa prej tyre u kthyen në Stamboll, por shumë të tjerë e kanë refuzuar këtë kërkesë duke bërë i bërë thirrje autoriteteve se nuk ka asnjë shans që të kthehen më pas.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)