Rama në Romë në festivalin e partisë e Melonit: Marrëveshja me Italinë për emigrantët s'është antikushtetuese! Qendra nuk është Guantanamo

Nga Roma, ku mori pjesë në festivalin politik të partisë së Kryeministres italiane “Frateli d’italia”, Kryeministri Edi Rama garantoi Italinë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për fatin e marrëveshjes për emigrantët pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Madje për Kryeministrin vendimi për pezullimin e ratifikimit tregon se gjykatat në Shqipëri bëjnë detyrën.

Rama iu përgjigj edhe një kritikave për marrëveshjen nga ana e opozitës italiane dhe jo vetëm. Një kritike dhe këshillë për vendet evropiane Rama e kishte për mundësinë që po humb me menaxhimin e emigracionit.

Në këtë event të madh të debatit politik në Itali të quajtur 'Atreju2023', ishte i ftuar edhe manjati botërorr Elon Musk i cili erdhi bashkë me djalin e tij në krah.

Në kuadër të festivalit Atreju, kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni u takua me shefin e qeverisë britanike Rishi Sunak. Ky aktivitet zgjat 4 ditë nga 14 dhjetori në 17 dhjetor.

I ftuar në panel Rama u pyet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët për të cilën u shpreh besimplotë se pakti mes dy shteteve nuk ka asgjë antikushtetuese dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të mësohej shumë shpejt.

Rama ndodhej në Itali me ftesë të Kryeministres italiane Giorgia Meloni për të marrë pjesë në ditët e politikës, kulturës, debatit, pjesë e Festivalit të Politikës Atreju 2023, i cili u mbajt në kopshtet e Castel Sant'Angelo, në Romë. Në një panel të veçantë, Kryeministri Rama bashkëbisedoi me gazetarët Maurizio Belpietro, drejtor i “La Verità” dhe Andrea Malaguti, drejtor i “La Stampa”.

Pyetje: Sa është e mundur që mund të arrihet kjo marëreshje dhe këto qendra pritjeje do të realizohen?

Edi Rama: Është bërë zhurmë jo proporcionale për një marrëveshje që është një marrëveshje normale mes dy vendeve me emra të ndryshëm por që unë i shoh si dy pjesë të të njëjtit popull. Për ne italia ka qenë gjithmonë pjesë e jona edhe kur nuk mund të vinim përtej detit. Askush nuk duhet të frikësohet apo mrekullohet kur ne bëjmë marrëveshje që kanë qëllime dhe interesa të përbashkëta. Është gjithmonë një nder të japim një ndihmë kur Italia na kërkon dhe është gjithmonë privilegj që të njihemi si miku special i Italisë.Duhet të bëjmë gjithçka që të jemi, vendi vëlla i Italisë.

Sa mundësi ka kërkesa e opozitës dërguar Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë këtë?

Edi Rama: Më vjen të qesh. Giorgia lavdëroi ata (opozitën) kur ishin zgjedhjet dhe mua nuk më njihte. Sigurisht besonte se isha një mik mes atyre ‘të parekomandueshëm’ sic thoni ju, më pas u përmbys. Në të vërtetë Shqipëria është një vend demokratik dhe Gjykata Kushtetuese ka bërë detyrën e saj dhe pezullimi i marrëveshjes është proces automatik para se të ratifikohet është provë se unë nuk kontrolloj gjykatat. Por jam i bindur se marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Presim me qetësi vendimin dhe më pas punojmë së bashku.  Brenda marsit është koha limite por unë jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më shpejt, pasi është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy vendeve dhe dy qeveritë duhet të dinë nëse duhet të vijojnë apo jo, pa humbur kohë.

Kur këta persona do të dërgohen në Itali duhet të bëjnë 700 km mnë shumë në det më pas duhet të vendosen ne qendra dhe të kthehen pas nuk besoni se Gjykata e të Drejtave të Njeriut do të ketë diçka për të thënë për këtë? Si e shikoni?

Edi Rama: Ne nuk jemi një vend i Bashkimit Europian (BE) por jemi vend europian (E). Fakti që nuk jemi zyrtarisht në BE nuk na heq të drejtën të jemi europian, pasi fatmirësisht këtë nuk e vendos Brukseli por gjeografia. Nëse ne do të ishim Franca dhe do të kishim bërë këtë marrëveshje për një qendër pritjeje jo vetëm që askush nuk do të skandalizohej por do të thoshte më në fund Franca po merr disa emigrant më shumë. Por ne nuk jemi Franca as Greqia. Greqia një vend i BE-së ka më shumë se 1 qendër pritjeje e askush nuk flet. Atëherë përse për të njëjtën tip qendrë pritjeje, të njëjtin operacion kur bëhet nga një vend i BE-së është e mirë, por kur bëhet me një vend europian që është në anën tjetër të detit, që nuk është BE por është E, nuk e kuptoj.

Ta tregoj unë. Në realitet këta persona do të kthehen në Itali. Francezët nuk do I kishin pranuar ta them unë. Është një debat i vjetër dhe ne e dimë përse.

Edi Rama: Atëherë francezët nuk I duan, dhe shqiptarët I pranojnë dhe ne jemi problemi?!

Nuk ka të bëjë me qeverinë shqiptare por me faktin që këta persona duhet të bëjnë dhe 700 km të tjera

Edi Rama: Nëse shkojnë në Suedi duhet të bëjnë edhe më shumë apo jo (të gjithë qeshin) Koncepti është shumë i qartë. Kush hyn në Itali apo Greqi hyn në Europë. Gjeografia e Italisë apo e Greqisë nuk mund të jetë mallkimi për një vend që është në kufi dhe bekim për një vend tjetër që është më larg që thotë ‘jo, jo unë nuk I marr, ti marrin ata. Kilometrat për të ardhur në Shqipëri do të jenë më shumë por nëse marëveshja do të ishte brenda BE-së, kilometrat për të shkuar në Suedi apo Poloni do të ishin edhe më shumë. Kryeministri Edi Rama tha se qendra e pritjes nuk është Guantanamo dhe se “duhet respekt për viktimat e kampeve të vërteta të përqendrimit”

A mund të jetë zgjidhje për vendet e tjera të BE-së. Nëse ndonjë vend tjetër europian do të ishte i interesuar për një marrëveshje të tillë si me Italinë ju do të pranonit?

Edi Rama: Të thuash që kjo është zgjidhje është pretencioze, por ëshë një sforco për të gjetur një zgjidhje ku është e qartë që BE nuk arrin të kuptohet mbi zgjidhjen dhe BE nuk arrin të kuptojë as origjinën e problemit. Atë që ne pësojmë nga këto flukse ka lidhje me historinë, me marrëdhëniet midis Afrikës dhe Europës. Atëherë, nëqoftëse në Angli të parit e Perëndimit shihet në mënyrë mjaft problematike, nëse në Afrikë është lënë terren forcave të tjera për të bërë biznes, ndërkohë që Perëndimi është vënë në rolin e një predatori për shekuj e shekuj dhe kur vjen fjala për të gjetur një jetë më të mirë shkohet drejt Perëndimit atëherë këtu duhet të ketë një vizion më të gjerë, një zgjidhje më të thellë, por ndërkohë që kërkohet një zgjidhje më e thellë e nëqoftëse kjo bëhet në mënyrë të përbashkët duhen gjetur edhe zgjidhje që ndoshta nuk janë zgjidhje të përsosura. Por, ndërkohë që është e thjeshtë të kritikohesh në përpjekjen për të bërë diçka pozitive nuk kuptohet se çfarë bëjnë ata që kritikojnë. 

Jo nuk do të pranoja një ofertë tjetër. Ne kemi pasur kërkesa nga vende të tjera europiane por kemi thënë jo. Kemi pasur nga vende fqinje. Italia nuk është një vend fqinj, është një vend vëlla. Ne e bëjmë si një sforco të përbashkët, jo për faktin se ne jemi një vend jashtë BE-së ku ata të transferojnë problemin. Ajo që Italia po përpiqet të bëjë është fakti që Italia nuk po zhvendos problemin por po përpiqet ta zgjidhë. Sepse të gjithë këta persona nuk po lihen në det, apo sic thotë dikush në Guantanamo. 

A mund të na thoni secilën? Se ka një dallim. Mund të na thoni se cilat janë këto vende? Cilat janë këto vende që kanë bërë të njëjtën kërkesë? 

Edi Rama: Vende kushërinj, ndërkohë që Italia është një vend kushëri, është një vend simotër. Ka një ndryshim, nëqoftëse ne e bëjmë këtë me një vend në Turqi, në Greqi për të gjitha ato arsye që s’dua t’i përsëris për të mos humbur kohë, e bëjmë si një përpjekje të përbashkët, jo si një mision për faktin që ne jemi një vend jashtë, atëherë mund të na përdorin për të na kthyer në një vend ku transferojnë problemin sepse ajo çfarë Italia po përpiqet të bëjë nuk është të transferojë problemin, Italia nuk po bën një transferim të problemit të vet, por po përpiqet të zgjerojë hapësirën për të menaxhuar këtë rrugëtim, ndërkohë që e trajton vetë problemin. Kur një vend kushëri vjen nga shumë larg edhe thotë : Dëgjo, a mund të më japësh një dhomë se dua të transferoj një problem të timin. Nuk besoj se askush këtu do ta bënte për një kushëri apo jo? 

-Për të kuptuar sepse thatë diçka më parë dhe në fakt janë dhe përgjegjësi perëndimore për fluksete mëdha emigratore, pra cila eshte përgjigja për temën.

 Edi Rama: Dëgjoni, duhet të kuptohemi. Perëndimi ka një problem shumë të madh të rënies demografike. Perëndimi doli nga Lufta e Dytë Botërore dhe kishte një moshë mesatare 25 vjeç. Sot është drejt 50 vjeç. Dhe nuk më duket se ka ndonjë dëshirë për të bërë shumë fëmijë. Atëherë ku do të gjendet krahu i punës? Nga ana, tjetër forca jonë, - e juaja sepse ne nuk jemi akoma në BE - siç e dini qëndron ose është duke u reduktuar sepse nëqoftëse pas Luftës së Dytë Botërore një pjesë e rëndësishme e pasurisë botërore gjendej në Europën perëndimore sot nuk është më kështu. Në një parashikim të Goldman Sachs tregohet që nuk është një burim kundër perëndimor apo kundër kësaj zone dhe thuhet se në 2015  i vetmi vend që do të jetë dhjetëshen kryesore të vendeve më të zhvilluara, është dhe Gjermania dhe do të jetë ne vendin e nëntë ndërkohë që SHBA do të humbasin vendin e parë dhe do të jenë të tretët pas Kinës dhe Indisë. Duhet arsyetuar për këtë gjë dhe duhet kuptuar se çfarë mund të bëjë Europa së bashku.

Ndoshta unë do të jem në konflikt shumë të madh interesi, por ju me konflikt interesi në Itali jeni mësuar prej shumë vitesh. Nëse ka një arsye pse unë kam respekt shumë të madh për atë që përpiqet Gorgia nuk është vetëm se ajo ka dalë përkundër të gjitha parashikimeve për një apokalips fashist që bëheshin por është saktësisht kjo përpjekja për të bindur Europën se është nevoja për të punuar së bashku. Dhe nëse me lejoni Georgia ndoshta nuk është korrekte karshi teje por më duket se po bën një gjë mjaft të rëndësishme duke kaluar nga një sovranizëm nacionalist në kërkim të një sovranizmi a sovraniteti europianist, në kuptimin që Europa duhet të zgjohet dhe të kuptojë sesi duhet të lëvizë për brezat e ardhshëm sepse për të fituar zgjedhjet e ardhshme ndoshta është shumë më e lehtë por për të fituar betejat për brezat e ardhshëm është shumë më e vështirë në kuptimin që Europa duhet të zgjohet dhe të kuptojë sesi duhet të lëvizë për brezat e ardhshëm sepse për të fituar zgjedhjet e ardhshme ndoshta është shumë e lehtë por për të fituar betejën për brezat e ardhshëm është shumë e vështirë.

- Kur bëhet fjalë për aleatët e kryeministres sonë, kemi dëgjuar zëra që duhet të largohen abuzues nga Brukseli  dhe të mposhtim Soros-in. Çfarë mendoni?

Edi Rama: Unë nuk i dëgjoj të gjithë me kaq vëmendje sepse e vërteta, pra për të thënë të vërtetën, duke qenë se jam një mik mjaft i dashur i George Soros mund të them se djalli nuk kaq i zi saç duket dhe Gorgia është prova apo jo?

- Kryeministër, flisni shumë për Europën por Europa po ju mban paksa jashtë dere. Çfarë efekti ju bëri që Këshilli Europian priti kërkesën e Ukrainës ndërkohë që Shqipëria, e cila ka pritur prej shumë vitesh, nuk fitoi asgjë?

Edi Rama: Dëgjoni, para së gjithash koncepti i portës, i derës është relativ, ne sido që të jetë, jemi brenda. Ata janë të mbyllur në një dhomë ndërsa ne jemi në shtëpinë e Europës. Nuk jemi në sallën apo dhomën ku merren vendimet por megjithatë nuk jemi jashtë. Nga ana tjetër, kjo marrëveshje më ka bërë të ndjehem paksa në shtëpi sepse edhe ju, gazetarë, gazeta e media italiane jeni tamam si vëllezër të gazetarëve e mediave shqiptare.

- Është në fakt, internacionalja gazetareske.

Edi Rama: Domethënë, nxirrni fraza të pabesueshme që sigurisht mund dhe të justifikohen sepse duhet provuar dhe marrë pëlqimet e para duhet ti marrin të tjerët dhe nuk keni kohë të verifikoni lajmet.

- Edhe politikanët vrapojnë pas pëlqimeve

Edi Rama: Por për t’iu qetësuar sepse e di që ju jeni të Shqipërisë. Ne i kemi çelur negociatat me Bashkimin Europian dhe po ecim përpara. Nuk kemi tanimë një problem që e kishim më parë sepse ishim marrë paksa peng duke qenë se Bashkimi Europian ka disa vende në brendësi të vet që kanë këtë vesin për të marrë peng vende të tjera për arsye të brendshme. Për shembull, nëse kemi zgjedhje të radhës, atëherë duhet marrë peng një vend për t’i thënë elektoratit që ne luftojmë me ata atje, pra për të krijuar këtë lloj situate. Po ju jap një ide. Ne u morëm peng nga Holanda për 2-3 vjet. Të gjithë ishin gati për të çelur negociatat vetëm Holanda jo dhe na thonin “Duhet të bëni më shumë, duhet të bëni më shumë”. Një ditë vjen një grup deputetësh holandezë që supozohej të vinin të verifikonin faktet. Raportuesi, ai që duhet të relatonte për Shqipërinë më thotë “Kryeministër, si mendoni që Shqipëria mund të bëjë bashkë, të harmonizojë acquis communautaire që është Korpusi Ligjor i Europës me ligjin e Sheriatit” që është legjislacioni i vendeve fondametaliste. I thashë: “po më kërkoni një mendim konceptual filozofik sesi mund të ndodhë një gjë e tillë apo është një pyetje për Shqipërinë sepse Shqipëria nuk e ka ligjin e Sheriatit. Nuk e kemi pasur ndonjëherë”. Ne jemi një vend që ka popullsi të përzier të krishterë dhe myslimanësh dhe për të dhënë një shembull, unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane. Fëmijët tanë nga martesat e mëparshme, sepse jo të gjithë e kanë fatin ti bien në kokë qysh herën e parë, janë të krishterë ortodoksë dhe një fëmijë që e kemi ngjizur bashkë që nuk e di se ç’do jetë, do të vendosë ai. Kam pasur fatin të takoj Papa Franceskun, i cili për mua është udhwheqwsi më i madh i padiskutueshëm i së majtës, se më bëni pastaj të bëj polemika me të majtën italiane, flas për të majtën europiane dhe të majtën botërore, mos më vini sepse nuk po them se duhet të zgjedhim Papën për kreun e Partisë Demokratike. Mos ma bëni këtë gjë sepse sidoqoftë, e pyeta Papën “Çfarë do të jetë ai” dhe ai njeri i shenjtë dhe tejet i mençur më thotë “Lëreni të vogël të rritet. Do të vendosë vetë”.  Ky është një mesazh vërtetë fantastik sepse duhet pasur shumë kujdes dhe për luftën kulturore për të mos i vënë të gjithë në të njëjtin thes. Ka një botë myslimane shumë të ndryshme, shumë të larmishme. Duhet kuptuar që nëse të gjithë vihen në të njëjtin thes, vetëm sa luhet loja e atyre që janë më radikalë dhe më të rrezikshëm ndërkohë që duhet kaluar përtej kësaj. Thënë kjo, unë jam mjaft i bindur se nëse Europa nuk ndryshon dhe nuk ndryshon me shpejtësi të konsiderueshme, Europa do të jetë humbësja më e madhe e kësaj periudhe historike sepse është një forcë e cila nuk mund të vendoset të lërë gjurmë.

 Po çfarë mund të bëjë Europa? Ju folët më parë për problemin e ligjshmërisë, për problemin e emigracionit. Çfarë duhet të bëjë Europa tek e cila aspiron Shqipëria?

Edi Rama: Duhet luftuar së bashku. Emigracioni, që menaxhohet nga organizata e fuqi kriminale. Duhet nga ana tjetër të luftojmë së bashku për të organizuar një emigracion të menaxhuar nga vetë Europa, të menaxhuar nga qeveria dhe nga institucionet. Pra ose do t’i menaxhojmë kriminelët ose do t’i menaxhojnë institucionet, kjo është e qartë, sepse ndërkohë të bësh një kështjellë të madhe Sant Angelo të Italisë dhe Europës për tu futur brenda ashtu si Papa-t kur ishin sulmet e mëdha, është e pamundur sepse ndërkohë hyjnë nëpërmjet hapësirës digjitale, nëpërmjet hapësirë kibernetike nga të gjitha anët. Nuk është se sot ka ndonjë gjë, sot nuk ka asgjë të padepërtueshme pro duhet të jemi në gjendje, mbi të gjitha, të ndryshojmë qasje karshi vendeve të origjinës sepse nuk mund të lihen më në duar të të tjerëve, të krijohen marrëdhënie besimi konstruktive dhe të një interesi reciprok dhe të sillen njerëz në rrugë të rregullta që vijnë, që punojnë, që mësojnë gjuhët në Europë, që integrohen në mënyrë njerëzore e në një mënyrë të ligjshme. Nëse nuk kombinohen këto të dyja atëherë është betejë e humbur.

- Po afrohemi në fund të këtij takimi dhe dua që t’ju kërkoj shpejt e shpejt, cila është situata e demokracisë në Shqipëri? Ju pyes sepse konsideroheni si udhëheqësi më i fortë në Shqipëri prej vitesh ndërkohë që kushtet e opozitës, le të themi kështu, janë të diskutueshme. Natyrisht, mospasja e një opozite është një problem demokratik, por sidoqoftë dhe diçka praktike. Në marrëveshjen me qeverinë italiane a parashikohet një marrëveshje për pensionet e shqiptarëve në Itali?

Edi Rama: Po e nis nga pyetja e dytë, jo se dua t’i shpëtoj të parës, por sepse unë kam një parim, kur unë dal jashtë vendit dhe flas një gjuhë që nuk është e imja, nuk flas kurrë për temat e politikës së brendshme shqiptare sepse nuk është etike. Besoj që jashtë kufijve të vendit tënd, jashtë kufijve të debatit të tij, të gjithë duhet të mbrojnë vendin e po kështu duhen mbrojtur dhe ata që ndoshta mund të mos jenë shumë në formë në vendin tënd në këtë rast opozita, por ka pasur periudha kur qeveria nuk ka pasur formën e duhur e kur unë isha në opozitë, nuk shkoja asnjëherë lart e poshtë në Bruksel, Washington apo Romë e të flisja keq për qeverinë  shqiptare sepse pastaj nuk është se të tjerët kanë kohë të të kuptojnë problemin dhe thonë, po ky këtu? Nuk qenka mirë! Pra nuk do të flas për këtë, por duke ardhur tek pyetja tjetër që është më me interes, kur lidhëm këtë marrëveshje kam dëgjuar gjëra që nuk ma rrokte mendja, forcën e imagjinatës e fantazinë e atyre që më pyesnin çfarë qëndron pas kësaj? Para, marrëveshje për këtë madje kanë folur edhe për një marrëveshje për të ngritur një central bërthamor sekret në Shqipëri. Pra, qeveria italiane dhe qeveria shqiptare do të ndërtonin një central bërthamor të fshehtë për të bërë çfarë? Për të bërë një bombë bërthamore të fshehtë?  Kanë folur për çdo gjë dhe po ju them që pensionet nuk hynë fare këtu sepse marrëveshja për pensionet ka qenë një proces i gjatë, është negociuar prej vitesh me qeveritë e mëparshme dhe tani është në fazën përfundimtare dhe pse faza përfundimtare në Itali bëhet një tjetër ‘’betejë’’, sepse nuk është kaq e lehtë të mbërrish në faza përfundimtare në këto procese në Itali. Marrëveshja është ajo që duket, është ajo që lexoni. Është një marrëveshje me shumë mirëbesim, është një marrëveshje solidariteti, është një marrëveshje vëllazërie, një marrëveshje mes dy qeverish, që në emër të dy vendeve të tyre nuk shohin ngjyrat e partive, por ngjyrat e vetë vendeve të tyre për të bërë diçka pozitive. Dhe nuk ka vërtetë asgjë tjetër, asgjë. Ka pasur dhe prej tyre që kanë thënë “çfarë përfiton Shqipëria?” Pastaj unë duhet të bëj pyetjen retorike, çfarë ka përfituar Italia nga ato dhjetëra-qindra herë që ka ndihmuar Shqipërinë qysh prej 1990? Kemi kaluar shumë momente në historinë tonë të tranzicionit mjaft të dhimbshme kur kemi rrezikuar të humbasim vendin tonë me skemat piramidale. Prekëm luftën civile dhe ndërkohë erdhën ushtarakët italianë, vullnetarët italianë. Të gjitha institucionet italiane çfarë kërkuan nga Shqipëria? Asgjë! Pastaj kur ndodhi tërmeti kam parë me sytë e mi, zjarrfikësit italianë që erdhën, djem e vajza që vinin për herë të parë në Shqipëri. Ishte një natë shumë e ftohtë dhe ata hynin nëpër rrënoja për të shpëtuar jetët e shqiptarëve dhe nuk i kishim parë e njohur kurrë duke rrezikuar jetët e tyre? Çfarë i kërkuan Shqipërisë?  Para? Ndonjë gjë tjetër? Jo. E bënë dhe u kthyen. Atëherë pse duhet t’i kërkojmë ne diçka Italisë për këto para? Jo. Ne nuk kemi kërkuar asgjë. Kemi ofruar disponibilitetin e territorit, disponibilitetin e bashkëpunimit për diçka që është problem për Italinë. Nuk na takon ne t’i hyjmë në themel, të japim leksione apo të japim këshilla se si zgjidhet një gjë e tillë, pastaj të shohim. Nëqoftëse do të funksionojë  do të jetë diçka e mirë, nëse nuk do të funksionojë, do të kemi bërë gjithçka që të funksionojë. Po, për ata që bëjnë moral ngaqë nuk kanë bërë asgjë, apo që kur kanë patur mundësinë ta bëjnë në çdo vend evropian dhe nuk kanë bërë asgjë unë iu them; sepse o na thoni se si bëhet më mirë, si të bëhet më mirë apo heshtni. Pastaj Shqipëria ç’hyn këtu?! Çfarë kemi bërë? A kemi bërë ndonjë gjë? Çfarë kemi bërë?

- Po kur thoni ata që na kanë bërë moralin. E keni fjalën për të majtën italiane që donte t’iu përjashtonte nga PSA-ja?

Edi Rama: Ja, do që të më vërë në kundërshtim me shokët e së majtës italiane. Jo, jo. Unë nuk hyj kurrë, nuk ia lejoj vetes që të jap gjykime për askënd në Itali. Pastaj dua të sqaroj dhe diçka tjetër, sepse po, me Giorgian kemi një marrëdhënie shumë vëllazërore do të thoja, por janë ata që mendojnë që kjo nuk duhet të jetë kështu. Janë ata që mendojnë që unë nuk duhet të jem këtu. Kam pasur dhe një dialog me Partinë tonë Socialiste Europiane sepse për ta ishte e pa mendueshme që unë të kisha pranuar që të vija këtu. Më falni, por më bën të mendoja për vitet ’80 kur Shqipëria ishte e mbyllur. Në Shqipëri ishin dy grupe tifozësh ultras, ata të Luco Batistit, dhe ata të Adriano Celentano. Jo është histori e vërtetë sepse ne kishim vetëm radion italiane. Nuk shihnim dot televizionin, pra mbyllej kur luanin të kaltrit tanë sepse kështu i quante gjyshja ime. ‘’Të kaltrit tanë’’. Aso kohe, kombëtarja jonë nuk kishte ikur nga shtëpia, kështu që ne bënim tifo për Italinë. Në Bulevardin e Tiranës, që është në fakt vepër e italianëve, Tirana moderne është ndërtuar nga arkitektë italianë në fund të viteve ’20 dhe vitet ‘30, të rinjtë uleshin aty, të gjithë pastaj bënin shëtitje dhe grupi i fansave ultras të Batistit nga njëra anë, dhe grupi tjetër që bënte tifo për Adriano Celentanon nga ana tjetër, mund të përplaseshin derisa të plaste përleshja fizike. Njëri këndonte nën zë Azzuro, të tjerët këndonin nën zë, jo jo kopshtet, por “ uji i kaltër, uji i kthjellët” dhe nuk flisnin. Donin të vrisnin njëri tjetrin. Unë doja të flisja me të dy. Unë dëgjoja edhe Lucon, dëgjoja dhe Adrianon, më pëlqente Luco, më pëlqente Adriano. Çfarë është ky muhabet? Ka antisocialistë, ka anti së djathtës dhe pastaj flasim për Italinë, flasim për Europën, flasim për vlera të përbashkëta, por ndërkohë nuk flasim me njëri – tjetrin. Nuk mund të ndodhë kjo. Është e gabuar. Është e gabuar.

-Dëgjo, një pyetje e shpejtë, duke qenë se na shpjeguat se kjo përtej kësaj marrëveshje nuk ka asgjë sekrete, çfarë ka përpara kësaj marrëveshjeje. Ka një mirëkuptim për të vijuar me marrëveshje të tjera, ka mundësi të tjera për Shqipërinë dhe Italinë?

Edi RamaMë kanë thënë që këtu, në këtë familje “çmenden” për kryezotin e unazave. Ndërkohë iu përgjigjem me një thënie: Gjithçka mund të bëjmë është të vendosim çfarë mund të bëjmë me kohën që na është dhënë.

"Atreju 2023"

Frymëzimi për organizimin e këtij eventi, Melonit i erdhi në vitet ’90, teksa merrte pjesë në një festival-kamping të quajtur “Hobbit Camp” e organizuar nga lëvizja italiane post-fashiste “Movimento Sociale Italiano”. Këtë herë ndryshe nga 26 vitet e fundit, festa do të ketë edhe më shumë shkëlqim pasi do të jetë i ftuar edhe miliarderi Elon Musk dhe personalitete të ndryshme të politikës botërore.

Elon Musk, gjatë fjalës së tij, tha se në vendet e industrializuara qytetarët duhet të kenë më shumë fëmijë. Duke cekur Italinë, ai bëri thirrje që italianët të lindin më shumë fëmijë në mënyrë që kultura e tyre të mos zhduket.

Lajmi ne perditesim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
VIDEO/ 'Me Mister X në Romë', Rama takon Elon Musk në Itali! Multimiliarderi: Do më pëlqente të vija në Shqipëri! Kryeministri: Eja, s'do pendohesh (Biseda)

Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ditën e tretë të Festivalit të Politikës Atreju 2023, me ftesë të Kryeministres Meloni, u takua në Romë me biznesmenin dhe investitorin Elon Musk, i cili ishte gjithashtu i ftuar në këtë event dhe shprehu dëshirën për vizituar Shqipërinë.

Rama ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar me Musk të rrethuar nga gazetarë dhe kamera të shumta.

“Me Mister X në Romë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve nga takimi. Siç mëson Report TV, multimiliarderi ka shprehur dëshirën për të ardhur në Shqipëri, ndërsa Rama e ka ftuar duke i thënë që nuk do të pendohet.

“Do më pëlqente të vija në Shqipëri!” – u shpreh Musk.

“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh” – ftoi Kryeministri Rama.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hiqe fenda: 17/12/2023 19:29

    Bere reformen agrare kapidan o skenderbe,lere se e dhjeve fare o nipce ore.Skenderbe je shume i sakte.

    Përgjigju
  • Skenderbeu: 17/12/2023 16:49

    O i madh o legjenda e kombit shqiptar qe i bere kok me kok liderat e Evropes i vure ne rresht dhe bere dirigjentin o Enio Morricone i Shqiperis.Ti je fanar ndricus ne Bot jo ne Evrop.shume shpejt do te loboj Bideni te dali ne foto me ty o Zot

    Përgjigju
    • Or tej: 17/12/2023 17:57

      Enio nje cope muzikant ishte, ndersa ky i joni eshte edhe piktor, basketbollist, kryeminister, humorist, hajdut or teeeejjjjj

  • Iris: 17/12/2023 04:07

    /Rama/-Jo nuk e kam marre! U zgjova nje mengjes dhe pashe qe isha anash ne foto-grup samitesh dhe nje nga politikanet me te paperfillur ne Evrope dhe nuk me pelqeu se jam 2 m burre une me mjeker e mustaqe.Popullin e shastis me dy autostrada e dy /pedonale/ dhe me nga nje batude ne mes,por me evropianet duhet te /pull a bunny out of a hat/ qe te jem ne qender te vemendjes e te me respektojme e te dukem si pjese e tyre,po te fitoj pike dhe nga militantet e mi brenda vendit,nuk do te me dilte keq.Keshtu qe marreveshjen e bera,pa pyetur askend dhe tani do ju jap mend dhe Evropes per dyndjet migratore.Jam Skenderbeu i dyte une,i pari i shpetoi nga turqit,une do t'i shpetoj nga emigrantet!

    Përgjigju
  • lomi: 16/12/2023 14:37

    a e ke marre mendimin e popullit per kete mareveshje ,,o ......

    Përgjigju
  • Bajgëri: 16/12/2023 14:15

    Kryetari aktual i ish partis se punes shkon Balila te rinia fashiste, kuje kuje

    Përgjigju
  • Emigranti: 16/12/2023 13:54

    Turp qe merr pjese ne nje feste fashiste Evropiane. Njerez qe do mbahen ne burgje ne Shqiperi per intersa te Melonit.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 16/12/2023 13:53

    KryeministrOLSIT mos u trego fyell pa vrima,prit te shprehet GJYKATA KUSHTETUESE

    Përgjigju
  • katunari: 16/12/2023 13:51

    O rama ne 2025 do votoje diaspora sepse ka ardhur koha yi themi boll marrezise tende

    Përgjigju
  • Juri nate: 16/12/2023 13:38

    You chased the Albanian people out of their own home since the half fucks europeans put you and keep you in power you narcissistic ideolog, and now you want to turn that great country into a refugee camp! Fuck you and your friends

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)