Emigrantët, Salvini kundër Francës dhe Gjermanisë për portin e parë të sigurt për zbarkim

Emigrantët, Salvini kundër Francës dhe Gjermanisë për portin e parë të sigurt për zbarkim

Këtë mëngjes, në prag të takimit të ministrave të brendshëm të BE-së, Matteo Salvini dhe kolegët e tij Michael Farrugia nga Malta,  Horst Seehofer nga Gjermania dhe Christophe Castaner Franca  nga Franca si dhe një përfaqësues i presidencës finlandeze u angazhuan në të patur vullnetin e nevojshëm pë zgjidhejn e çështjes së emigrantëve.

"Ne duhet të punojmë me një angazhim koherent politik dhe financiar për të zbatuar marrëveshjet e zbarkimit me vendet e treta. Është një pikë vendimtare që mund të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në nivel europian për sa i përket solidaritetit dhe rishpërndarjes", thuhet në një dokument jozyrtar dhe konfidencial të përgatitur nga Italia dhe Malta.

Berlini dhe Parisi kanë këmbëngulur për të pasur një dokument të miratuar për zbarkimet e emigrantëve në vendet që lagen nga Deti Mesdhe.

Salvini, sipas burimeve, ka këmbëngulur në përforcimin e angazhimit për të parandaluar zbarkimet dhe për të rritur dëbimet, duke përfshirë edhe një listë të vendeve të sigurta "për të siguruar ripranime "

Malta dhe Italia kundërshtojnë idenë e portit të parë të sigurt për emigrantët (duke u frikësuar se duhet të mbajnë gjithë barrën e ardhësve).

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja