Fluksi i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, në portin e Doverit edhe një oficer shqiptar

Fluksi i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, në portin e Doverit edhe një oficer shqiptar

Porti i Doverit

Në portin e Doverit do të vendoset një oficer shqiptar. Pas takimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në Britaninë e Madhe, u pa nga afër trajtimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm dhe u ra parimisht dakord për vendosjen e një oficeri të Policisë shqiptare në këtë port, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë.

Vizita zyrtare kishte në fokus rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese britanike, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme, migracionit të paligjshëm, si dhe pastrimit të parave të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Drejtor Nano zhvilloi takime me homologun e tij në NCA, me Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Home Office, si dhe me autoritete të larta të agjencive homologe ligjzbatuese të Metropolitan Police, Antiterrorit Britanik, Border Force etj.

Gjatë takimeve, Nano ka marrë mbështetje të plotë nga drejtuesit e strukturave policore dhe agjencive ligjzbatuese në Britaninë e Madhe, të cilët kanë vlerësuar me nota pozitive rezultatet e arritura 6 muajt e fundit, në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit,  kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogave të forta, si dhe të goditjes së kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta.

Nano i ka siguruar ata se sfidat që na presin janë të përbashkëta dhe pa një bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve rezultatet nuk do të jenë në favorin tonë. Nano siguroi se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet dhe është shumë e angazhuar për të luftuar në krah me partnerët, fenomenet kriminale që dëmtojmë dhe cenojnë jetën, ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve të të dy vendeve tona, të BE-së e më gjerë.

Kjo vizitë vjen pas vizitave të njëpasnjëshme, shumë të rëndësishme, të zhvilluara në SHBA, Gjermani, Greqi dhe Izrael, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin, rritjen e hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

1657905379_519383697a054623b34d3176479b4f9c.jpg

Vizita e Gledis Nanos në Britaninë e Madhe

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 18/07/2022 12:31

    Policit i paska ra shi ne kollomoq tani cdo polic do deshiroje te punoj ne kufi leku vuvuvu vlla

    Përgjigju
  • Mark: 16/07/2022 16:59

    Hahahahaha

    Përgjigju
  • Turi: 15/07/2022 19:49

    Mire njerezit qe po ikin po ruani se do iki dhe polici qe keni derguar

    Përgjigju
    • Genci: 16/07/2022 07:26

      Haha, tamam

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar