Emigrantët shqiptarë kthehen drejt Greqisë, krijohen radhë të gjata makinash në palën greke

Pas festave të fundvitit emigrantët kanë marrë udhën e kthimit  për në Greqi. Sipas informacioneve të fundit radhët janë shënuar në mëngjes dhe po vazhdojnë ende. Pala greke është ajo që ka krijuar radhët në Kakavijë pasi punon vetëm me një sportel në hyrje.

Radha është krijuar si pasojë e procesit të kryerjes së testeve të shpejta Anti-Covid që kryhen të detyrueshme në radhët e të gjithë personave që hyjnë në Greqi. Deri më tani kanë kaluar 2400 shtetas. Ndërkaq nuk shënohen radhë nga ana shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Pas festave, emigrantët shqiptare rikthehen drejt Greqisë, 3908 qytetarë kalojnë në pikën kufitare në Kapshticë

Ditët e para të janarit kanë rikthyer në Greqi në vendin ku punojnë dhe jetojnë shtetasit shqiptarë të cilët kaluan festat e fundvitit në Shqipëri.

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka regjistruar një numër të madh personash në dalje të territorit tonë. Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 3908 qytetarë ndërkohë që situata në këtë pikë kalimi është e qetë.

Sipas policisë nuk janë krijuar radhë të gjata pasi po punohet me sportelet maksimale për të përballuar gjithë fluksin e këtyre ditëve.

Nga ana tjetër në këtë pikë kalimi është e domosdoshme që të gjithë shtetasit shqiptarë apo edhe të huaj që do të hyjnë në territorin grek duhet të kenë bërë testin e shpejtë, apo PCR në të cilat duhet të rezultojnë negative.

Këto masa përveç  të rriturve vlejnë edhe për fëmijët mbi 5-vjeç, pavarësisht vaksinimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën