Pas festave, emigrantët shqiptare rikthehen drejt Greqisë, 3908 qytetarë kalojnë në pikën kufitare në Kapshticë

Ditët e para të janarit kanë rikthyer në Greqi në vendin ku punojnë dhe jetojnë shtetasit shqiptarë të cilët kaluan festat e fundvitit në Shqipëri.

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka regjistruar një numër të madh personash në dalje të territorit tonë. Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 3908 qytetarë ndërkohë që situata në këtë pikë kalimi është e qetë.

Sipas policisë nuk janë krijuar radhë të gjata pasi po punohet me sportelet maksimale për të përballuar gjithë fluksin e këtyre ditëve.

Nga ana tjetër në këtë pikë kalimi është e domosdoshme që të gjithë shtetasit shqiptarë apo edhe të huaj që do të hyjnë në territorin grek duhet të kenë bërë testin e shpejtë, apo PCR në të cilat duhet të rezultojnë negative.

Këto masa përveç  të rriturve vlejnë edhe për fëmijët mbi 5-vjeç, pavarësisht vaksinimit.


Lajmi kryesor:

Emigrantët shqiptarë kthehen drejt Greqisë, krijohen radhë të gjata makinash në palën greke


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër