Paratë që sjellin emigrantët në Shqipëri kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.
Në 6-mujorin e parë të vitit, remitancat arritën në 444 milionë euro, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Burime nga operatorët vendas të transferimit të parave thanë se Gjermania dhe Anglia janë korridore të reja, në raport me tradicionalet si Greqia, Italia apo Gjermania, dhe kanë një ecuri më të mirë në trendin e dërgimit të parave tek të afërmit e tyre në Shqipëri.
Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit sa vjen e po rritet, çka po mban në këmbë dhe remitancat.
Sipas Eurostat, në vitin 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.
Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europian.
Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.
Kjo shifër është gati sa një e treta e popullsisë që raportohet se jeton në Shqipëri. Censi që do zhvillohet këtë vit do e tregojë saktë numrin e personave që kanë mbetur në vend. /topchannel
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
35.8%
-
Jo
57.8%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 232
Lajme të tjera
-
Fluksi i emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, Finlanda mbyll kufirin me Rusinë
28 Nëntor, 20:45
-
Gjermania regjistroi rreth 1 mijë incidente antisemitike që nga 7 tetori
28 Nëntor, 12:46
-
17-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë gjermane: Kam vrarë një njeri
28 Nëntor, 08:32
-
Balla në Londër takon drejtuesit e agjencisë britanike kundër krimit: Bashkëpunojmë për gjurmimin e aplikacioneve ‘Enrochat’ dhe ‘sky’
27 Nëntor, 17:30
-
Çështja ‘Beleri’/ Gjermania ‘rrëzon’ Greqinë: Qëndrimi i Athinës, i papranueshëm! Të mos pengohet rruga e Shqipërisë drejt BE
27 Nëntor, 16:39
-
Gjirokastra dhe Korça, mes rajoneve me rënien më të madhe të shtesës natyrore të popullsisë në Europë
27 Nëntor, 15:13
-
GOLAT/ Tre humbje radhazi për Tottenham, Aston Villa e mposht 1-2 në Londër! Man. United i shënon 3 gola Evertonit në Premier League
26 Nëntor, 19:34
-
Sekretari i Brendshëm britanik i frustruar me planin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda: Misioni është ndalimi i varkave, s’ka rëndësi mënyra
25 Nëntor, 20:47
-
Vala e emigrantëve nga Afrika drejt Spanjës
25 Nëntor, 19:03
-
BE forcon kontrollet kufitare për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve
25 Nëntor, 17:50
-
Gjermania në krizë buxhetore: Çfarë është në rrezik
25 Nëntor, 08:29
-
Rohde: Asociacioni është një nga obligimet e Kosovës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë
24 Nëntor, 15:50
Nuk mbajne vetem familjet e tyre por edhe hajdutet shtetare te mbare vendit!
PërgjigjuMe cubat e Londres këta. E dinë paraja e tyre është e pistë. Mos harroni se ju i sillni në Shqipëri ai vjen i merr me helikopter e i çon në Londër prapë që ju të punoni kot