Emigrantët/ Von der Leyen kopjon Melonin, e hapur për modelin e marrëveshjes si me Shqipërinë! Nga BE lista e vendeve të sigurta

Emigrantët/ Von der Leyen kopjon Melonin, e hapur për modelin e marrëveshjes si me Shqipërinë! Nga BE lista e vendeve të sigurta

Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Komisioni Europian është i hapur ndaj modelit të çeljes së qendrave të pritjes së emigrantëve në vende të tjera.

Duke ndjekur shembullin e Gjadrit, dhe zgjidhjes që i dha problemit qeveria Italiane më ndihmën e asaj shqiptare, shefja e KE-së, Ursula von der Leyen pohoi në një letër drejtuar krerëve të bllokut se po hapin mundësinë që shtetet anëtare të krijojnë struktura riatdhesimi në vendet e treta.

”Ne po hapim mundësinë që shtetet anëtare të krijojnë nyje riatdhesimi në vendet e treta. Ky ishte një element i rëndësishëm i diskutimit tonë mbi zgjidhjet inovative për të trajtuar me vendosmëri migrimin e paligjshëm, duke vepruar në bashkëpunim me vendet partnere dhe duke siguruar që të drejtat themelore të individëve të interesuar të garantohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shkruan presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në letrën e saj dërguar liderëve të BE-së, raporton il tempo

Një samit i BE-së, që do të zhvillohet më 20 mars, do të trajtojë gjithashtu këtë çështje, megjithëse nuk është planifikuar një diskutim i thelluar.

”Për të kompletuar qasjen e re të përbashkët për kthimet, Komisioni po përgatit gjithashtu një propozim për dixhitalizimin e menaxhimit të rasteve të kthimit për fundvit. Qasja e re do të kontribuojë gjithashtu në rishikimin e ardhshëm të Frontex-it, ku do të jetë e rëndësishme të sigurohet që operacionet e kthimit mund të organizohen drejtpërdrejt nga Frontex me vendet e treta, ndërkohë që përmirëson rolin e Agjencisë në parandalimin e migrimit të parregullt”, shtoi ajo.

”Një element kyç i Paktit që na lejon të thjeshtojmë procedurat e azilit është përdorimi i koncepteve të vendit të sigurt. Komisioni aktualisht po përgatit një listë të vendeve të sigurta të origjinës. Për këtë qëllim, ne po mbështetemi në një analizë nga Agjencia e BE-së për Azilin dhe burime të tjera të disponueshme informacioni për të vlerësuar një përzgjedhje të parë të vendeve bazuar në kritere objektive, siç janë normat e ulëta të njohjes së azilit”, shtoi ajo.

”Synimi ynë është të paraqesim një propozim për një listë të parë të BE-së të vendeve të origjinës të sigurta në javët e ardhshme. Pasi të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, kjo listë do të jetë dinamike dhe mund të zgjerohet ose rishikohet më tej me kalimin e kohës”, përfundon letra.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Riad, Kievi: Produktiv, drejt paqes

SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Riad, Kievi: Produktiv, drejt paqes