Një autobus është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë qendrës së kryeqytetit suedez Stokholmit, duke sjellë panik mes qytetarëve.
I lënduar ka mbetur shoferi i autobuzit, i cili është dërguar në spital pasi ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa mësohet se në mjet nuk ka pasur asnjë pasagjer.
Raportohet se autobusi është përplasur më një tunel dhe ka shpërthyer depoja e gazit të kondicionerit, duke sjellë përfshirjen nga flakët të mjetit.
Ndërkohë në redaksinë e Shqiptarja.com një emigrant shqiptar ndjekës i faqes tonë ka sjellë foto dhe video të momenteve kur mjeti ishte në flakë. Autoritetet vijojnë hetimet.