Emigranti shqiptar nga Kosova
rrëfehet për CNN: Si fitova azilin

Emigranti shqiptar nga Kosova<br />rrëfehet për CNN: Si fitova azilin
Në një kohë kur Europa po përjeton dhe po përballet me një situatë të pazakontë lidhur me refugjatët dhe dëshirën e tyre pëqr të hyrë në vendet e saj CNN sjell në vëmendje historinë e Përparim Ramës nje emigranti nga Kosova dhe familjes së tij, të cilët për shkak të luftës iu desh të shpërndaheshin e të përjetonin të qënit refugjatë. 

“Emri im është Përparim Rama dhe unë kërkova azil në Britaninë e Madhe në vitin 1992. Jeta në Kosovë nuk ishte aspak e lehtë. Të gjithë të rinjtë e asaj kohe merreshin me dhunë nga forcat policore dhe ushtarake serbe për t’u dërguar në luftën me kroatët apo boshnjakët, ndaj e pash të udhës që për mua ishte më e lehtë të vija në Britani e të kërkoja azil, sesa të përballesha me situatën e atjeshme”, nis rrëfimin e tij Përparim Rama për rrjetin informativ amerikan. 

Përparimi tregon se u strehua tek një kushëriri i tij dhe kërkoi azil të cilin e fitoi edhe nga situata në të cilën ndodhej Kosova asokohe më pas ai vendosi të linte punën në studion e arkitekturës dhe t’i përkushtohej çështjes së refugjatëve të vendit të tij për t’i ndihmuar. 

Ishte momenti kur NATO ndërmori sulmet ndaj Serbisë dhe familja e tij ishte mes atyre që u larguan nga Kosova, çka bëri që për të paktën dy muaj Përparimi të humbiste kontaktet me ta. 

“Familjes time iu lanë vetëm 5 minuta në dispozicion për të marrë ç’të mundej e të largohej. Kështu që mamaja ime mori vetëm një album fotografik të familjes dhe im atë, si një piktor dhe pedagog artesh, mori punimet e tij më të mira. Prej aty shkuan në Maqedoni dhe më vonë për në SHBA”, vijon Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë