Fshatrat në veri të vendit po boshatisen dita-ditës. Mungesa e perspektivës, infrastruktura e rrënuar dhe shërbimet jetike gjithnjë në rënie kanë zbehur të ardhmen e të rinjve, dhe jo vetëm në vendlindjen e tyre.

Në njësinë administrative Malzi, në Bashkinë e Kukësit, sot nuk dihet nëse ende jetojnë 1000 banorë. Rreth viteve '90-'92, 12 fshatrat e kësaj njësie populloheshin nga 13 000, siç bëjnë të ditur edhe banorët e mbetur ende atje.

“Infrastruktura është në gjendje të mjerueshme. Njerzit kanë ikur masivisht. Dikur ktu jetonin 13000 banorë, sot nuk di nëse jetojnë 1000”,- thonë banorët.

Rrugët rurale në këtë zonë janë problemi kryesor. Mungesa e mirëmbajtjes ndikon shumë në normalitetin e jetës së banorëve që jetojnë në trojet e të parëve.

“Rrugët janë në gjendje të mjerueshme. Mos më shikoni mua që janë 50 metër larf asfaltit. Ke fshatra si Shtana, Pista e të tjerë që janë katastrofë më rrugët",- thonë banorët.

Fenomeni i zhvendosjes së banorëve drejt Tiranës, Durrësit apo edhe jashtë vendit nga të rinjtë është i prekshëm edhe për përfaqësuesit e qeverisjes vendore.

Sinkron, Osman Abazi, Administrator NJA, Malzi

“Problemi kryesor tek ne është largimi i të rinjve. Ku nuk ka rini nuk ka gjallëri”,- thotë Osman Abazi, Administrator i Njësisë Administrative Malzi.

Rënia demografike mbetet një sfidë e madhe, kryesisht në zonat rurale. Ata pak banorë që kanë mbetur në këto zona kërkojnë investimet e premtuara në infrastrukturë. Në kushtet aktuale është e pashmangshme për ta perspektiva e largimit.