Emigrimi masiv i popullsisë, e ka kthyer Hasin në një qytet të zbrazur, duke dëmtuar ekonominë e zonës. Numri i tregtarëve është reduktuar ndjeshëm, ndërsa ata që kanë mbetur nuk arrijnë dot as të sigurojnë bukën e gojës. Njëri prej tyre është edhe Abedin Geca, 57 vjeç i cili siç rrëfen të ardhurat nga tregtia nuk i mjaftojnë për të mbajtur familjen me 8 anëtarë. Njërin fëmijë e ka invalid dhe tjetri ka ikur me gomone në Angli, me shpresën për ta ndihmuar sadopak.
“Jemi 8 anëtarë, djalin invalid e kam. Merre me mend janë tallur dhe me paret e invaliditetit se ka dhe nusen invalidë ja kanë hequr dhe pensionin”- tha Abedin Greca.
Abedini thotë se me rritjen e çmimeve fuqia blerëse ka rënë dhe se nëse gjërat nuk ndryshojnë edhe ai do të emigrojë.
“Këtu është skandal. Ja ka shkuar ka ngarkuar ka marrë mall në Tiranë, ku t’i çojmë. Çmimet në tavan, nafta, taksat, makina etj kur të vish këtu rrudhen të gjitha nuk i blen askush. Pa punë, pa gjë ku të shkojmë. Në vend që të ecim për një jetë më të mirë edhe pak nuk rri do e mbyll, do iki.- tha ai.
Banorët e Hasit nuk shohin asnjë shpresë për rimëkëmbje, nëse shteti nuk vë dorë.
“Janë lodhur njerëzit, rini nuk ka ka ikur”, thotë një banor.
“Punësimi është kryesorja. Hasi ka emigruar shumë, por ato që kanë mbetur këtu punësimi është kryesorja që duhet”- tha një tjetër.
Me rreth 22 mijë banorë Hasi është nga ato zona që për nga numri popullsisë zë vendin e parë në shkallë vendi për emigrimin.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
46.8%
-
E gabuar
45.4%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 4431
Lajme të tjera
-
Tentoi të fuste në Shqipëri ilaçe kontrabandë, arrestohet 54-vjeçari në Morinë
24 Shtator, 09:50
-
Përfundon procesi i votimit kryebashkiakun e ri të Kukësit! 45,63 % morën pjesë në zgjedhje! Nis grumbullimi i kutive
24 Shtator, 07:07
-
Çfarë do të ndodhë nesër në Kukës!
23 Shtator, 20:40
-
Plagosi me thikë një 28-vjeçar në Kukës, identifikohet autori! Policia në kërkim të tij
23 Shtator, 15:18
-
Pamje mahnitëse! Kopetë e kuajve ‘pushtojnë’ majat e maleve të trekëndeshit kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut
23 Shtator, 12:46
-
Safet Gjici çoi Kukësin në zgjedhje! Nesër votohet, 99 efektivë në gatishmëri! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
23 Shtator, 07:27
-
Të dielën zgjedhjet në Kukës, KQZ dërgon materialet zgjedhore
22 Shtator, 14:00
-
Zgjedhjet në Kukës, Manja: Të dielën korrim fitoren, Emiratet gati të financojnë turizmin malor në Shishtavec! Opozita: Kriminel elektoral
21 Shtator, 13:27
-
Foltores së Berishës nuk ia zgjidh dot hallin Gazi dhe Kukësi, por Washingtoni dhe SPAK!
19 Shtator, 18:34
-
Bardhi takim me deputetët e Berishës në Kukës: Do kërkojmë ringritjen e komisionit për ‘Zgjedhoren’! ‘Heq’ Alibeajn, vendos nënkryetarin e Rithemelimit (EMRAT)
19 Shtator, 13:03
-
Zgjedhjet në Kukës, KQZ teston pajisjet për identifikimin elektronik! rreth 46 mijë qytetarë me të drejtë vote
19 Shtator, 12:16
-
Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla nga Kukësi: Problematika e lëndëve narkotike në shkolla një sfidë që do ta fitojmë
19 Shtator, 08:28
Hasi historikisht i varfer ka qene,njelloj si ne kohen e Zogut,te Enverit,te Saliut.Por kam nje sugjerim per keta tregetare.Ne vend qe te furnizohen me mallra ne Tirane,pse nuk furnizohen nga zonat qe jane me afer si Kosova,Dibra,Lezha,Shkodra,Mali i Zi.Jo vetem qe malli mund te jete me i lire se ne Tirane,por qendron dhe me i fresket e ndoshta te gjitha shpenzimet plus qe numeron zoteria mund te jene me te uleta si rrjedhim?
PërgjigjuDuan shtetin që ti ndihmojë!!!? Sa për të qeshur.... Njëherë se duan e pastaj e duan shtetin. Ka marrë fund, kur e rezuat shtetin se menduat se po rezonit veten tuaj. Ju ishit dhe jeni shteti. Tani falju Zotit Qirje Sali
PërgjigjuWirjen Bishe mire e keni se ai ju pompon ta gezoni.