Emigrimi/ Rritet tendenca e largimit nga vendi e personave të specializuar

Emigrimi/ Rritet tendenca e largimit nga vendi e personave të specializuar

Kushtet e punës, pagat e ulëta dhe mungesa e perspektivës janë disa nga faktorët që i shtyjnë shqiptarët të emigrojnë. Sipas statistikave, në disa sektorë të ekonomisë dhe në disa profesione, si në shëndetësi, call center, rrobaqepësi, këpucari, ndërtim, etj., njerëzit janë më të prirë të migrojnë. Këtu bëhet fjalë për punonjës, të cilët në Shqipëri kanë një specializim, që iu mundëson gjetjen më lehtë të një pune jashtë vendit, duke filluar nga zotërimi i një gjuhe të huaj, deri tek specializimi si mjekë apo infermierë, etj.

Sipas disa anketimeve të fundit, tek punonjësit e call center, që përgjithësisht janë me universitet ose vazhdojnë studimet dhe përgjithësisht zotërojnë një gjuhë të huaj, 85% e të anketuarve pohuan se duan të ikin. Gjithashtu, këtë e pranojnë edhe 75% e infermierëve, 56% e punonjësve në sektorin e ndërtimit, 53% e rrobaqepësve dhe 38% e atyre që punojnë në fabrikat e këpucëve.

Si pasojë, aktualisht në vend industria fason, bujqësia dhe turizmi kanë filluar të vuajnë më së shumti mungesën e punonjësve. Por ankesa janë vërejtur në të gjithë sektorët, sidomos në shërbimet publike të mjekësisë. Në vështirësi për punonjës janë edhe bizneset e fasonit në Shkodër, Durrës, Korçë, Librazhd apo Pukë. Mungesa e specialistëve shëndetësorë në vitet e fundit ka prekur edhe spitalet rajonale dhe qendrat universitare, për shkak të nivelit të lartë të emigracionit.

Jo rastësisht, në një strategji, që ende është në fazën e konsultimit publik, të përpunuar nga qeveria shqiptare, ndër të tjera thuhet se “në të ardhmen e afërt, Shqipëria, njësoj si shumë vende fqinje të BE-së, do të duhet të marrë në konsideratë ofrimin e skemave specifike për tërheqjen e profesionistëve të huaj dhe punëtorëve të kualifikuar në sektorët me kërkesë të lartë, përfshi këtu edhe kombinimin e lejes afatgjatë të qëndrimit dhe të punësimit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion