Emina Çunmulaj po kalon kohë të mrekullueshme me familjen e saj. Ajo vazhdimisht po publikon video e fotografi të vajzave të saj, me të cilat po kënaqet shumë.

Ndërsa këtë herë, modelja shqiptare që jeton në Amerikë ka vendosur të publikojë edhe një fotografi të bukur me bashkëshortin e saj iranian, Sam Nazarian.

Emina Cunmulaj me bashkëshortin Sam Nazarian

Emina në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Nuk ka ndonjë vend tjetër ku do të doja të jem”, duke lënë të kuptohet se ndihet më së miri në krahët e burrit të saj me të cilin ka dy vajza.

Modelja, megjithëse nuk po jeton në Shqipëri dhe e martuar me një iranian, po i rrit vajzat e saj gjithmonë duke u folur shqip e duke u mësuar të gjitha traditat, me të cilat ajo është rritur vetë.