'Flasim'/ Modelja Emina Çunmulaj: S’kam pasur bukë të ha, shkoja të flija me barkun që më dhimbte! Rama: Kandidate për Konsulle nderi e Shqipërisë në Florida

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, e lindur në SHBA dhe tashmë prej vitesh ushtron karrierën përtej oqeanit, ishte e ftuar në podcasting e radhës të kryeministrit Edi Rama. Emina Cunmulaj vazhdon të mos e harrojë origjinën e saj shqiptare, duke qenë edhe një nga mbështetëset e mëdha të shqiptarëve.

Por, kësaj here Çunmulaj rrëfeu përballë kryeministrit Edi Rama vështirësitë me të cilat është përballur në jetë, derisa plotësoi ëndrrën e saj për të qenë një modele e njohur në mbarë botën. Çunmulaj tha se vështirësitë kanë qenë të shumta, nga përballja me mentalitetin në fshatin ku jetonte në Malin e Zi deri në moshën 15-vjeçare, e deri vështirësitë financiare që ka hasur kur ka shkuar në Itali për t’iu përkushtuar modelingut. Në disa raste ajo tregon se nuk kishte as bukë për të ngrënë.

“Unë s’kam pasur bukë të ha kur kam qenë në Itali, në apartament me modele. Kjo është diçka që ndoshta s’ia kam treguar dikujt në jetë sepse janë vështirësitë e mia dhe të rrinë me mua.  Vetë bukë s’kam pasur të ha kur kam qenë  15 vjeç në Itali e më telefononte babai e më thoshte, “si je, bija ime?’’

-Mirë- i thosha- babë. Gjithçka në rregull. Shkoja të flija, barku më dhimbtë”, rrëfen ajo.

E pyetur nga kryeministri Edi Rama, se përse është kaq e lidhur me Shqipërinë, ajo thotë se kurrë nuk i harron rrënjët shqiptare, ndonëse lindi në SHBA, por në moshën 5 vjeçare u kthye në Mal të Zi për të jetuar për disa vite me radhë, derisa karriera në modeling e ktheu në SHBA. Sakrificat e nënës së saj në kohën e luftës së Kosovës për të ndihmuar refugjatë, i janë ngulitur thellë në mendje, e pikërisht për këtë arsye modelja shqiptare thotë se do i ndihmojë gjithmonë ata shqiptarë që janë në nevojë.

“Ushtria jugosllave na ruante shtëpinë, na vinte dhe sillej rreth e rreth shtëpisë për të parë  a kemi refugjatë në shtëpi se babi kalonte me sule këtej. Nëna ime  rrobat tona ua jepte fëmijëve, i jepte të hanin dhe në mes të natës i kalonin në Shqipëri. Këto janë gjëra që kur je fëmijë ndikojnë tek ty, por ti nuk i di ato gjëra derisa të rritesh një ditë. Mua nëna më ka vdekur tash 10 vite. Ajo pjesë e saj nuk më le të fle rehat, kur e di që njerëzit e tjerë nuk janë rehat. Edhe aq më shumë për popullin tim. Nuk di, është diçka që është shumë më e madhe se vet. S’mund ta shpjegoj”, tha ajo.

Në nisje të podcast, Rama tha se Çunmulaj është duke pritur edhe konfirmimin si “Konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë” në Florida.

“Ky është episodi i 11-të i podkastit “FLASIM” dhe përballë meje është një ndër shqiptaret më të gjata dhe më e gjata që kam takuar prej shumë kohësh, kaq e gjatë saqë tavani i shtëpisë në Tuzin e Malit të Zi, është bërë shpejt shumë i ulët, pastaj tavani i Europës është bërë prapë i ulët dhe ka dalë në gjatësinë e vetë, në anën tjetër të oqeanit, në Florida, ku aktualisht është duke pritur edhe konfirmimin si “Konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë”, Emina Çunmulaj”, tha Rama.

Rama e pyeti edhe përse është angazhuar në politikë, pasi Çunmulaj është parë në krah të Nik Gjeloshit në zgjedhjet që u mbajtën në Tuz të Malit të Zi. Modelja shqiptare tha se për 30 vite ata që kanë qeverisur Tuzin nuk kanë bërë asnjë investim dhe për këtë do luftojë që jeta e shqiptarëve të përmirësohet.

“Unë kur e shoh Tuzin sot, që zhvillohet dhe vazhdon të zhvillohet, do të luftoj për të ardhmen e popullit shqiptar. Aty, në trojet shqiptare të Malit të Zi. Thjesht, asgjë tjetër. Unë Nikën e shoh si dikush që ka ardhur në pushtet dhe ka bërë shumë gjëra që nuk si kanë bërë njerëzit përpara, që e kanë pasur për 30 vite. Unë sot i mbush 38 vjet. Është hera e parë në Mal të Zi që rruga është asfaltuar deri te shtëpia ime si duhet. Gjynah! Turp! Pse se kanë bërë të tjerët? Kanë pasur buxhetin. Janë gjëra të thjeshta. Janë gjëra elementare që të ekzistojë vendi, që t’i kemi dhe ne kushtet si malazezët.

Shkolla fillore që kam qenë, është hera e parë që e kanë rinovuar. Pse s’është bërë kjo para 30 vjetëve? Një ambulancë e kemi 24 orë. Në një prag emergjence, të ndodh diçka me fëmijën në 2 të mëngjesit, të ikësh në Podgoricë? I jap fëmijës diçka për të ngrënë, i mbetet në fyt, çfarë të bëj? Derisa të mbërrij në Podgoricë, çfarë do ndodhë? Të më vdesë fëmija rrugës? Është hera e parë që kemi drita në Tuz si duhet. Të ecësh natën dhe të shohësh dikë, një shesh. Falë jush dhe bashkisë Tiranë, kemi një shesh të bukur në Tuz. Këto janë gjëra që nuk mund të shkojnë pa u parë. “you can’t turn a blind eye to things that you see’’. Thjesht kjo! Kjo tani quhet politikë, në rregull, s’ka problem, por për mua është dashuria drejt popullit tim dhe ata që besoj që e meritojnë”, tha Çunmulaj.

Ndër të tjera kryeministri Edi Rama e ka falënderuar modelen që herë pas here promovon Shqipërinë dhe trojet shqiptare nëpër botë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:03
‘Pak janë qytete si ajo’, modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj: Do zgjidhja Tiranën për të jetuar

 

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj ishte sot e ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama, ku foli për lidhjen e saj të veçantë me Tiranën dhe faktin se do ta zgjidhte atë si qytetin për të jetuar. Ajo theksoi transformimin e shpejtë që ka pësuar Tirana vitet e fundit, duke e cilësuar atë si një qytet kozmopolitan.

“Sot Shqipëria është një vend që pak janë qytetet si Tirana. Unë them zhvillimi Tiranës nga vjet, në sivjet është drastik. Fatkeqësisht, Mali i Zi, po të shkosh në Podgoricë, është shumë më mbrapa se Tirana. Dje kam pasur një bisedë të shkurtër me një shoqe që më pyeti a e sheh ti veten të ktheheshe në Ballkan? 100%. Por fëmijën ta sjell në shkollë në Mal të Zi nuk e di ende a jam tamam e qetë. Por sikur të më thoshte burri nesër, do kalojmë në Ballkan. Do i thoja ok në Tiranë. It’s a cosmopolitan city. Kështu që, sot ka ardhur koha me artistët shqiptarë, me njerëzit që kanë një shtytje shumë të madhe të marketingut, se ti e sheh në rrjetet sociale artistë janë ata që duan t’i marrin gjithë të rinjtë mbrapa. E kanë parë shqiptarët, me Rita Orën, Dua Lipa, që shqiptarët nuk janë ajo që na kanë paragjykuar përpara. Në fakt, jemi njerëz që jemi me shkollë, me kapacitet punëtore, me artistë, me të gjitha. Kështu që, dalëngadalë po na hiqet pluhuri, që për vite na e kanë vënë përmbi krye. Por është diçka që vetëm rinia do e vazhdojë dhe do e pastrojë dalëngadalë”, deklaroi modelja e njohur Emina Çunmulaj.

Kryeministri Rama tha se sot Tirana është e mbushur me turistë të huaj. “Shqipëria vetë, duke ndryshuar në mënyrë drastike, siç e the, po bëhet destinacion turistik i hatashëm dhe këtë vit, imagjino kur ne kemi filluar politikën me dashuri nga ana jonë, aeroporti i Rinasit kishte 300 mijë pasagjerë. Sivjet ne parashikojmë 6.5 milionë, ata të aeroportit thonë 7 milionë. Dhe praktikisht Tirana sot është e mbushur me turistë të huaj nga të gjitha anët, restorantet, kafet”, shtoi më tej kreu i qeverisë.

Ora 09:50
Burri yt ka resorte luksoze në botë, pse i bën pushimet në Mal të Zi? Modelja Çunmulaj: Ndihem si në Maldive, fëmijët e mi s'duhet ta harrojnë prejardhjen e nënës

 

Modelja Emina Çunmulaj ka folur në podcastin e kryeministrit Edi Rama edhe për familjen e saj. Çunmulaj është e martuar me një biznesmenin iranianin, Sam Nazarian dhe kanë tre fëmijë sëbashku. E pyetur nga Rama, se përse zgjedh që t’i bëjë pushimet në Mal të Zi, kur bashkëshorti i saj ka hotele dhe resorte nga më luksozet në botë, ajo tha se sepse do që fëmijët të mos harrojnë kurrë në jetë se nga e kanë nënën. Ajo thotë se në Ulqin e kalon sikur të jem në Maldive.

Pjesë nga biseda
Kryeministri Edi Rama:
Dhe ndërkohë megjithëse bashkëvuajtësi jot ka hotele, resorte nga më luksozet që mund të gjenden në botë, ti e merr atë për krahu dhe pushimet i bën në Mal të Zi dhe pak nëpër ujerat territoriale të Shqipërisë.
Emina Çunmulaj: Aty ku më lejojnë.

Kryeministri Edi Rama: Po këtu tani, dakord, pjesën emocionale e kam shumë të qartë. Po këtë pjesën tjetër, prapë edhe kjo është me dashuri apo jo?
Emina Çunmulaj: Dëgjo, ndër një emocionet më kryesore të njeriut është dashuria. Për mua, mendoj se gjithçka në jetë niset me dashuri, edhe në qoftë se ka mërziti, dhe nëse ka hidhërim. Në fund të fundit gjithçka mund të rregullohet me dashuri. Kalohet gjithçka në jetë. Unë e dua vendin tim. E dua vendin tim, e dua popullin tim. Unë kam ndërtuar dhe një shtëpi në fshatin ku jam rritur sepse dua që fëmijët e mi të mos harrojnë kurrë në jetë se nga e kanë nënën. Kjo është detyra ime. Vetë i them burrit: ti ke detyrën tënde si babë t’ju tregosh fëmijëve se nga vjen ti. Vetë si nënë e kam detyrën time. Vetë nuk mundem t’i mësoj fëmijëve të flasin gjuhën iraniane, por vetëm mund t’i mësoj gjuhën shqipe. Ashtu siç e flas. T’ia mësoj fëmijëve gjëra që i kam ditur vetë gjatë gjithë jetës time qysh nga fëmijëria. Kur kam ngrënë fasule, ne i themi grosh, kur kam ngrenë mish të thatë, kur kam ngrënë suxhuk. Fëmijët e mi janë rritur kështu. Unë ndryshe nuk di. Kështu që i mësoj ato që di edhe ajo që di është dhe dashuria ndaj vendit tim. Në bregdetin e Adriatikut, është një ndjenjë që, dhe kur futen në ujë e ndiej vetëm ndryshe. Unë në Ulqin e kaloj sikur të jem në Maldive, ndoshta dikush do qeshë, por unë kam një qetësi, një rehatllëk që i themi ne, që s’mund ta shpjegoj. Dhe tashmë dalëngadalë ia kam futur dhe burrit tim në gjak.

Kryeministri Edi Rama: Po e pashë, e ke kontaminuar krejt.
Emina Çunmulaj: Po çfarë t’i them? Mua më ka dashur ashtu si jam, kështu që tash duhet dhe të dojë gjithë.

Ora 09:42
Emina Çunmulaj mesazh të rinjve: Luftoni për ëndrrat tuaja! Unë s’kam pasur bukë të ha, shkoja të flija me barkun që më dhimbte

 

Modelja Emina Çunmulaj ka rrëfyer periudhën e vështirë kur u largua nga familja për të ndjekur ëndrrën për t’u bërë modele. E ftuar në podcastin e Ramës, modelja tregoi se në moshën 15-vjeçares jetonte e vetme në Itali dhe nuk kishte bukë të hante.

Ajo sot ju jep një mesazh të gjithë të rinjve që të mos dorëzohen, por vetëm me shumë përkushtim dhe duke luftuar mund t’i arrijnë ëndrrat e tyre. Modelja shqiptare thotë se shpesh atë e shohin duke reklamuar jetën e luksit në rrjetet sociale, por të rinjve u thotë që të mos gënjen nga ai realitet, pasi është vetëm ajo çfarë shfaqet, por jeta të përball me shumë vështirësi.

Pjesë nga biseda
Kryeministri Edi Rama:
Unë mendoj që jemi në një tjetër pozitë sot komplet. Nuk ka më për shembull sot në Itali paragjykime për shqiptarët, përkundrazi sot ka respekt sepse janë imponuar.  Po edhe në Greqi mund të ketë raste por ka respekt se janë imponuar. Madje nuk i sheh më njeri si një popull tjetër, por i shohin si pjesë e vetes. Po edhe në Gjermani përkundrazi, kështu që në këtë aspekt është bërë një kapërcim i madh. Nga ana tjetër, Shqipëria vetë, duke ndryshuar në mënyrë drastike siç e the po bëhet destinacion turistik i hatashëm dhe këtë vit, imagjino kur ne kemi filluar politikën me dashuri nga ana jonë, aeroporti i Rinasit kishte 300 mijë pasagjerë. Sivjet ne parashikojmë 6.5 milionë, ata të aeroportit thonë 7 milionë. Dhe praktikisht Tirana sot është e mbushur me turistë të huaj nga të gjitha anët, restorantet, kafet edhe jugu kështu që është një situatë tjetër. Megjithatë jam shumë dakord që ka shumë e shumë për të bërë, por mendoj që ti je njeriu i duhur sepse je edhe nga brenda gjithë suksesit në botën e modës, në botën e së bukurës, në rritje sociale edhe nga jashtë për shkak të personit që je dhe të njeriut që nuk i mjafton jeta me të sipërfaqshmen, po e quajmë por jeton shumë me brendinë. Çfarë do t’i thoshe vajzave të bukura, të vogla që sot natyrshëm janë të dhëna, janë të tërhequra shumë nga bota e rrjeteve sociale, nga bota e shfaqjes së bukurisë etj.

Emina Çunmulaj: Është një gjë e vështirë ta them, ta them në dy-tri fjali se unë i shoh vajzat e mia edhe mendoj se si do të jetë e ardhmja nga ndikimi i rrjeteve sociale dhe ajo që nuk është reale sepse ndoshta njerëzit mendojnë që e njohin Eminën Çunmulaj, por e njohin vetëm në atë përqindjen që tregoj në rrjetet sociale dhe ajo nuk është e tëra. Nuk është e vërteta. This is the truth. Ju e shihni aq sa dorëzoj unë të shihni. Ashtu janë edhe të gjithë njerëzit e tjerë në rrjetet sociale. Kështu qe një vajzë 14, 15, 18-vjeçare që sheh Emina Çunmulaj dhe sheh Eminën në aeroplan privat, një jaht, një jetë luksoze, po t’i ketë ajo 5 minutat e kohës, të vijë e të rrijë me mua dhe t’ia tregojë jetën si e kam pasur unë, se si kam kaluar prej thuajse moshës 13-vjeçare deri në moshën 18-vjeçare kur i fitova 10 mijë eurot e parë.

Unë s’kam pasur bukë të ha kur kam qenë në Itali, në apartament me modele. Kjo është diçka që ndoshta s’ia kam treguar dikujt në jetë sepse janë vështirësitë e mia dhe të rrinë me mua. Ma bëjnë karakterin që ndoshta ti po thua, si jeton duke luftuar se jeta ime është gjithmonë në kokën time një luftë. Edhe vazhdon në mënyra të tjera, por se lufto për ato që mendon dhe për të cilin je në jetën tënde, ajo që të vjen kollaj në jetë, edhe të hiqet kollaj. Vetë bukë s’kam pasur të ha kur kam qenë  15 vjeç në Itali e më telefononte babai e më thoshte, “si je, bija ime?’’

-Mirë- i thosha- babë. Gjithçka në rregull. Shkoja të flija, barku më dhimbtë. Shkoja të flija e çohesha natën. Më kishin dhënë 200 lira në atë kohë për t’i harxhuar për tre javë ditë, për të marrë metronë, për të ngrënë dhe për shkuar për të kërkuar punë si modele.

Por ka ardhur koha që të gjithë ato “luftëra”, everything pays back. Vetëm përkushtim, përkushtim, përkushtim, lufto. Mendimi im për t’u kthyer në fshat më mbyste. Të kthehesha vetë prapa nga një vend që ika, që doja një jetë më të mirë për veten, nuk me lejonte kurrsesi të  dorëzohesha, pastaj vajti puna edhe pak “luck” si i thonë amerikanët edhe jeta vazhdon edhe të gjitha të mirat dalëngadalë vijnë dhe sot jemi ku jemi.

Ora 09:30
‘I nxjerr unë lopët në livadh, vetëm mos më martoni’, Emina Çunmulaj rrëfen si theu tabutë teksa jetonte në Tuz dhe kandidoi për modele

 

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, e cila tashmë një karrierë në mbarë botën, ka rrëfyer në podcastin e Kryeministrit Edi Rama se si e nisi karrierën si modele. Ajo tregon, se pasi familja u kthye nga SHBA ishte vetëm 5 vjeç dhe u vendosnë në Tuz të Malit të Zi.  Çunmulaj tregon se i është dashur të përballet me tabutë e një vendi të vogël, pasi kërkonte diçka më të madhe për veten e saj, një karrierë përtej Tuzit. Modelja rrëfen se vajzat në Tuz, aso kohe martoheshin që në moshën 14-15 vjeçare dhe ajo i lutej nënës që të mos e martonin, e për këtë angazhohej me punë të tjera, si me nxjerrjen e lopëve për t’i kullosur.

Çunmulaj ka treguar edhe momentin se kur vendosi që të marrë pjesë në një kompeticion. Ajo përdori një gënjeshtër të bardhë, duke i thënë punonjës në argjendarinë e babasë, se familja e kishte lejuar të merrte pjesë. Më pas ajo fiton kompeticionin dhe u tregon prindërve që ishin për një vizitë në SHBA se çfarë kishte bërë para se të lexonin titujt e gazetave ‘’Emina Çunmulaj, shqiptarja filloi një karrierë në mes të Jugosllavisë!’’.

Pjesë nga biseda:

Kryeministri Edi Rama: Po si ndodhi që linde atje dhe erdhe të qash në Tuz?
Emina Çunmulaj:
Mami dhe babi ikën si emigrantë dhe ju dorëzua babit letra e deputetit që të kthehej mbrapa dhe vullnetarisht u kthye. Mami ishte shtatzënë, me tri vajza dhe i tha babit, e ndjej veten se e kam djalë dhe nuk dua që t’ia humb të drejtën djalit që ta ketë pasaportën amerikane. Tha, unë po rri me fëmijët, se kishte të drejtë, e lejonin, dhe tha t’i kthehu. Mbas tre muajve lindi vëllai, siç e kishte menduar ajo dhe pastaj u kthye. Unë isha pothuajse gati 5 vjeç dhe jemi rritur në Jugosllavi, deri në moshën 15 vjeçare kur mora guxim t’u them babit dhe mamit se do bëhem modele.

Kryeministri Edi Rama: Nga erdhi ky guximi atje, në atë fshatin e vogël.
Emina Çunmulaj:
Shumë gjëra kanë ndikuar. Sidoqoftë unë deri diku jam rritur me këtë mendim në kokë, se si është e mundur që prindërit e mi, na kanë sjellë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na kanë dhënë gjithë atë që mundeshin dhe në fund të fundit na kanë kthyer mbrapa në një vend që është “third ëorld country” në atë kohë, edhe nuk mundesha ta besoja që ardhmëria ime është aq e kufizuar sa është gjithë fshati dhe gjithmonë mendoja se do ngel në “footsteps” të mamit tim. Jo se është një gjë e keqe. Mami im ka qenë një grua e jashtëzakonshme. Një nënë e paparë, por gjithmonë kam dashur diçka më të madhe për veten dhe nuk dija se si do ja arrija sepse të gjitha vajzat e fshatit nuk shkonin më shumë se tetë klasë, pothuajse dhe gjimnazi.

Kjo kulturë, ky mentalitet që vajzat duhet të martohen në moshën 15 vjeçare dhe unë i thoja vetes, do bëj gjithçka në botë vetëm të mos përfundoj ashtu. Që në moshën 10 vjeçare unë i thoja mamit, mi jep mua lopët, unë do i sjell lopët në livadh, s’është problem. Më jep mua punë jashtë shtëpie, do e bëj unë, s’është problem. Vetëm mos mësoj të gatuaj, mos mësoj të laj, të fshij se nuk doja të më martonin në moshën 14-15 vjeçare. Ndërkohë, vinin  njerëzit më kërkonin dorën. Unë qaja, thoja të lutem mos më martoni dhe e kuptoja që është një moment fiks “silver line” në jetë kur erdhi “Elite model look” në Jugosllavi në atë kohë dhe kërkonin modele. Të gjitha shoqet e mia të shkollës më thonin “You have to be a model!’’. Po ku ta merrja guximin t’i them unë babit që në atë kohë ishte një baba i fortë dhe mamit që kishte frymëzimin, mburrjen e një gruaje myslimane që duhet të prezantohet, duhet të jetë e fortë për familjen e vet, pra t’i thoja mamit dua të bëhem modele.

Mirëpo, babi kishte një argjendari në atë kohë dhe një grua që punonte në argjendari, ka pasur një vajzë që do e sillte në kompeticion. Dhe unë i thashë  më ka lënë babi, “dad, sorry”, e gënjeva, por ishte ky momenti që e dija që në qoftë se nuk i marr këto vepra në duart e mia do përfundoj pothuajse si të gjitha vajzat e fshatit. E martuar, me fëmijë në moshën 20 vjeçare dhe ky është “my destiny’’. Dhe e bëra, ika, fitova dhe brenda dy ditëve babi, mami ishin në Amerikë në atë kohë se kishin të drejtë pas 40 viteve t’u jepet ‘’green card’’ edhe u tregova se ka ardhur koha që...., iu kam thënë një gënjeshtër shumë të madhe, por do e dinë gjithsesi se gazetat të nesërmen do të shkruajnë: ‘’Emina Çunmulaj, shqiptarja filloi një karrierë në mes të Jugosllavisë!’’.

Ky ka qenë titulli në përgjithësi. Pastaj u zbut pak situata. Babi tha: Okay, mund të shkosh në Beograd, - se në atë kohë konkursi ishte në Beograd, për të përfaqësuar Malin e Zi në konkursin e Jugosllavisë, - mund të shkosh, por duhet të shkosh me familjarë. S’ka problem i them, vetëm të shkoj dhe kam fituar. Kjo ka qenë një “boom” i madh, kurse për mua kjo ka qenë një “push” aq i madh që i kam thënë vetes, kurrgjë s’ka mundur të vijë ndërmjet meje dhe qëllimit që kam. Dhe kështu nisi karriera. Më dorëzojnë një kontratë ëorldëide, unë e nënshkrova dhe s’ka pasur kthim më.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/06/2023 03:12

    Qe ke pasur shume veshtiresi te besoj,por qe ke fjetur me barkun bosh per shkak te ketyre veshtiresive,te lutem mos e tepro, se te gjithe i dime cfare kerkojne agjencite e modes.Te gjithe i dime qe ne /catwalk/ kerkojne modele-kremanstare qe t'u ngjitet barku me kurrizin,e dime gjithashtu qe disa si /VS/ i detyrojne modelet qe ne diten e fundit te pine vetem uje.15 vjec kur ke shkuar ne Itali,tamam ne moshen e duhur qe i kerkojne modelet dhe me masat qe ua kerkonin,pra skelet.Megjithate,te vleresoj shume,se ndryshe nga shume vajza e gra te tjera V.I.P shqiptare, ke qendruar me kembet ne toke.Fama dhe suksesi nuk te kane marre trute e kokes,sic ua kane marre shume te tjerave.Te uroj suksese te metejshme!

    Përgjigju
  • Sehir muhabet: 17/06/2023 16:22

    Po cfarë i ke këto monologje dyshe? Mos trego arritjet e të tjerëve dhe ti që ju qepesh e servilosrsh t'u marrësh pak nga merita e tyre t'a paraqesesh si suksesi yt e i qeverisë tënde por jep dështimet që nuk ke zgjidhur dhe s'ke për t'i zgjidhur ndojeherë.

    Përgjigju
  • klodi: 17/06/2023 13:59

    te rujt zoti se qenke yll

    Përgjigju
  • Ani: 17/06/2023 13:42

    Njerez me ambice edhe vullnet mjaft te madh

    Përgjigju
  • Aleksi: 17/06/2023 12:18

    Nje shembull per tu marre duke e nisur nga zero deri duke arritur endrrat per tu vlersuar dhe duartrokitur ????????

    Përgjigju
  • Kleo: 17/06/2023 12:17

    Per tu marre shembull je

    Përgjigju
  • Fredi: 17/06/2023 12:14

    Sa mire eshte kur degjon Eminen te flase kaq mire per Tiranen dhe Shqiperine

    Përgjigju
  • Arber: 17/06/2023 12:13

    Emina eshte nje vajze e thjeshte edhe pse ka arritur shume per te ardhmen e saj

    Përgjigju
  • Scutari: 17/06/2023 11:20

    Gjaku nuk bahet ujë!

    Përgjigju
  • Era: 17/06/2023 11:11

    Kenaqesi te degjojme qe kjo modele shqiptare nuk e fsheh kurre origjinen e saj dhe pushimet i kalon me femijet ne mal te zi,shembull per tu ndjekur Emine

    Përgjigju
  • Lea: 17/06/2023 11:10

    Pavaresisht te gjithave Emine eshte krenare qe eshte shqiptare

    Përgjigju
  • Toni: 17/06/2023 10:57

    Ka folur ashtu sic duhet

    Përgjigju
  • Mira: 17/06/2023 10:12

    edhe pse jeton larg vendit te saj ajo e tregon me krenari se nga cili vend ajo vjen

    Përgjigju
  • Rina: 17/06/2023 10:11

    Emina e meriton te jete Konsulle nderi e Shqiperise ne Florida

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja