Emina Cunmulaj feston ditëlindjen e 40-të mes luksit dhe yjeve të Hollywood-it

Modelja e njohur  shqiptare Emina Cunmulaj ka festuar 40-vjetorin e saj. E rrethuar nga partneri dhe miqtë më të ngushtë, Emina shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes me elegancën e saj.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe emra të njohur me famë botërore, si këngëtari Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, modelja Nadia Ferreira.

Në këtë ditë të veçantë Emina kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi chic, që theksonte hijeshinë e saj, ndërsa flokët e drejta dhe buzët e kuqe e plotësonin dukjen e saj klasike dhe tërheqëse.

Kështu, Emina hyn në dekadën e saj të pestë me të njëjtën hijeshi që vitet, në vend ta zbehin, e kanë forcuar më tej.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin