Prej kohësh, modelja e njohur Emina Çunmulaj jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.
Ajo ndan vazhdimisht momente të përditshmërisë me ndjekësit në Instagram dhe së fundmi na treguar se ka takuar atje këngëtaren Albërije Hadërgjonaj, e cila gjithashtu jeton në Amerikë.
Emina dhe Albërija kanë qëndruar në një kafe shqiptare në mes të New York-ut, ku përveç shoqërisë së njëra-tjetrës, kanë shijuar edhe tingujt e çiftelisë.
Madje, ato kanë nisur të këndojnë shqip në buzë të rrugës, ku ishin ulur për të shijuar kafenë.
Albërija dhe Emina janë kënaqur shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe kanë nxjerrë së bashku mallin për Shqipërinë në mënyrën më të bukur.
Vazhdimisht në profilin e saj në Instagram, Emina promovon Shqipërinë dhe vlerat e saj, duke i treguar botës për vendlindjen dhe zakonet që ajo është mësuar të ndjekë që në vogëli.
Ah te lumshin gishtat.
PërgjigjuveTMe me Cifteli mi Albe, ku gelen Daullet mi ,dh kopani n dor ? hahahah
Përgjigju