Emir Kusturica, një film për
trafikimin e organeve në Kosovë

Emir Kusturica, një film për<br />trafikimin e organeve në Kosovë
TIRANE - “Do të bëj një film për trafikimin e organeve në Kosovë”. Kjo ka qenë deklarata e regjisorit të njohur serb Emir Kusturica botuar dje në mediat serbe. Kusturica, ka deklaruar se aktualisht po shkruan një skenar për filmin që do të trajtojë, këtë temë të nxehtë, madje e ka komentuar se “kjo është një e vërtetë e tmerrshme që po fshihet prej kaq e kaq viteve”.

Regjisori ka gati madje edhe planin e xhirimeve. Shprehet i sigurt se filmin do ta xhirojë në Rusi, për shkak se e sheh të pamundur xhirimin e tij në Kosovë. “Nuk do të më lejojnë ta xhiroj në Kosovë. Fundja, atje s’mund të hyjë as shefi i Zyrës së Serbisë për Kosovën, e jo më unë”, citohet  deklarata e regjisorit Kusturica dhënë para studentëve në Nish.

Sipas tij, Kosova dhe ngjarjet e saj janë një temë e madhe si për letërsinë ashtu edhe për kinematografinë. Migjithatë, tha regjisori i njohur serb, deri më tani s’është bërë pothuajse asgjë në këtë drejtim. Kudo në botë, ka theksuar Kusturica, duke u bazuar mbi filmat e xhiruar në Serbi, për popullin serb, prej vitesh po krijohet një pasqyrë e errët për vendin.

“Për këtë tablo të errët, kanë kontribuuar edhe regjisorët tanë të filmit, të cilët vrapojnë drejt perëndimit për të kërkuar financime për filmat e tyre, pa menduar kurrë se ata para jepen vetëm për filmat që janë negativë për Serbinë”, theksoi Kusturica në fjalimin e tij para studentëve të Fakultetit Filozofik në Nish, ndërsa ka theksuar se filmi mund të krijojë një pasqyrë mediale për një popull.

“Asnjëherë në karrierën time, nuk kam marrë ofertë që të realizoj ndonjë film sipas porosive. Nuk do ta pranoja kurrë këtë gjë. Pas luftërave të fundit në hapësirat e ish-Jugosllavisë është krijuar një mit negativ për serbët, si një popull genocidal. Disa madje mundohen që popullin serb ta paraqesin si më genocidal sesa Gjermaninë e Luftës së Dytë Botërore.

Kjo është një propagandë e tmerrshme. Nuk dëshiroj t’i mbroj krimet e askujt, pra as të serbëve, por është e pakuptueshme që dikush t’i krahasojë ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore me atë që ka ndodhur gjatë luftërave në ish-RSFJ”, theksoi Kusturica.

Në fjalimin e tij Kusturica përmendi edhe faktin se, ka pasur shumë filma të huaj, të xhiruar në bazë të ngasjeve të trilluara, të cilët serbët i kanë shfaqur tejet keq.

“Madje edhe vetë Hollyëoodi ka xhiruar filma, me yje të njohura, si Richard Gere, ndonëse ishin jashtëzakonisht të dobët. Edhe Penelope Cruz aktroi në një film të tmerrshëm, e të mos flas këtu për filmin e Angelina Jolie, ‘Në vendin e Gjakut e të Mjaltit’. Të gjithë ata filma dështuan, për shkak se nuk mund të krijohet një vepër e madhe, nëse ajo bazohet në histori të gënjeshtërta”, tha Kusturica.

Sipas tij, pa përkrahjen materiale të shtetit nuk ka as kulturë e as film, ndaj “Serbia duhet të ndihmojë në ringjalljen e filmit. Komunizmi, ndryshe nag periudha e demokracisë, ishte më i dhënë pas kulturës. Por, secili film është njëlloj lotarie, pra, duhet të ketë fat për të qenë i pranueshëm. Sidoqoftë, unë s’do të kërkoj para nga shteti për asnjë film timin”, përfundoi Kusturica.

Pas disa viteve ‘tërheqjeje’, ky fjalim i regjisorit serb Emir Kusturica, para studentëve në Nish tingëllon provokues, dhe ndez debate të reja në rangjet e artistëve, intelektualëve e artdashësve shqiptarë.

Menjëherë pasi fjalimi i tij u botua në mediat serbe, gazetat dhe televizionet e Kosovës nxituan ti publikojnë deklaratat e tij, ndërsa regime të reja pritet të ndodhin pas kësaj, sidomos në Kosovë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013

Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë