Emirjana Sako në ‘Kontrast’: Marrim bashkinë dhe shumicën në Këshillin Bashkiak, vijojmë punën për tranformimin e Durrësit

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, njëherazi edhe kandidatja e PS për këtë bashki prezantoi në Report Tv vizionin e saj për katër vitet e ardhshme. E pyetur se përse duhet që qytetarët e Durrësit duhet t’i besojnë edhe një mandat tjetër, Sako thotë se kanë gati projektet e mëdha për transformimin e Durrësit.

Në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Sako dha përgjigje për procesin e rindërtimit duke thënë se do të përfundojë brenda vitit 2024, e më pas nuk do të ketë asnjë familje pa marrë shtëpi të rindërtuar. Në lagjen e re të rindërtuar, në Spitallë, Sako thotë se do të strehohen familjet e para brenda qershorit të këtij viti.

“Durrësi vjen nga një mandati i vështirë, nga problematikat që solli tërmeti ,pandemia, por edhe pas këtyre fatkeqësive është hapur një kapitull i rëndësishëm zhvillimi me projekte transformuese në aspektin turistik dhe ekonomik të tij. Kantieret e mbetura i kemi në kontrata në zbatim, qoftë objektet DS4, janë rreth 69 pallate që janë duke u riforcuar dhe lagjja e re rindërtimit, Spitalla, është një kantier që mendojmë se brenda gjysmës së vitit do strehohen familjet e para, për të bërë të mundur që i thithë programi të përmbyllet brenda 2024”, tha Sako në Report Tv.

Kryebashkiakia socialiste renditi një sërë projektesh që i kanë gati për qytetin bregdetar. Sako tha se do të ndërtojnë një parking falas, si edhe kanë gati ndërtimin e një unaze për të lehtësuar trafikun në lagjen e Currilave. Ajo shtoi se do të ndërtojnë edhe 400 banesa sociale, ndërsa do të investojmë edhe ndërtimin apo rikonstruksionin e shkollave. Nuk mund të linte pa përmendur marrëveshjen e rëndësishme për ngritjen e një akademie të Manchester City në Durrës.

“Përfundimi i programit të Rindërtimit, bashkë me qeverinë kemi një vizion afatgjatë për Durrësin 2030. Kemi realizuar një program që prek edhe nevojat e përditshme që ka komuniteti, trafiku në qytet, të parashikojmë ndërtimin e një parkimi publik, një kantier që ka nisur, për të dhënë zgjidhje për trafikun në lagjen e Currilave, një unazë. Durrësi ka nevojë për banesa sociale. Kredi të buta, e kemi aplikuar edhe në këtë tre vjeçar. Duam të ndërtojmë banesa sociale, kemi parashikuar 400 apartamente. Arsimi është një element tjetër, do përfundojmë investimet, jo vetëm objekte të prekura nga tërmeti por edhe objekte të tjera, rindërtime dhe rikonstruksione. Sporti do ketë një prioritet sepse kemi nisur dy iniciativa, ngritja e shkolle Manchester City në Durrës”, tha Sako.

Për këtë Sako tha se fillimisht ka qenë një ftesë e Mohamed Alabbar, e më pas janë dakordësuar me ‘City Football Group’. Kjo shkollë, Sako tha se nuk do të jetë vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. S ai takon Akademisë, Sako tha se fëmijët talentë, që do të spikasin, do të do kenë mundësi të ndiqen nga trajnerë dhe ekspertë të kësaj akademie.

“Ka patur një ndërmjetësim, ata janë miq të mirë të qytetit të Durrësit, ftesa ka ardhar nga ata për të iniciuar një marrëveshje. Gjetëm një mirëkuptim edhe nga pala e ‘City Football Group’ për këtë projekt, nuk do jetë shkollë vetëm për fëmijët e Durrësit, por të gjithë Shqipërinë dhe rajonin më tej. Në pjesën e akademisë, ata fëmijë që spikasin do kenë mundësi të ndiqen nga trajnerë dhe ekspertë të kësaj akademia. Do fillojmë hartimin këtë vit. Ndërtimi i shkollës do bëhet nga qeveria shqiptare. Prezantuam stadiumin e ri të qytetit të Durrësit. Do jetë një pol i ri i zhvillimit të qytetit. Duam që ekonomia të shpërndahet në zonat më në veri”, tha Sako.

Sondazhet e realizuara nga ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv, tregojnë një garë shumë të ngushtë në Durrës, por sipas projeksioneve kjo bashki do të mbahet sërish nga socialistët. Vetë Sako thotë se në këtë garë konkurrojnë vetëm për të fituar dhe se nuk ka rrugë tjetër. Ajo thekson se do të marrin edhe shumicën në këshillin bashkiak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Gara e 14 Majit, Lorenc Vangjeli: Socialistët çojnë 2 kryeministra në Durrës

 

Asimetrike, e quajti fushatën  e të dyja palëve politike në Bashkinë e Durrësit për garën e 14 majit analisti Lorenc Vangjeli. Duke folur në ‘Kontrast’ në Report Tv Vangjeli tha se mazhoranca i ofron durrsakëve 2 kryeministra, duke bërë një paralelizëm me vëmendjen e Kryeministrit Rama në këtë fushatë për Durrësin me faktin se kandidatja Sako drejton një bashki e cila në periudhë të sezonit turistik ‘qeveris’ për 1.7 milionë shqiptarë.

“Durrësi nëse e shikon më vëmendje ka një fushatë asimetrike. Të dyja palët kanë zbritur me dinë për ta marrë atë. Kur them asimetrike kam parasysh diçka tjetër. Të majtët prezantohen në Durrës me Kryeministrin Edi Rama por edhe me znj. Sako e cila është jo vetëm si kryrebashkiake por për së paku 2 muaj është edhe ajo kryeministre e shumicës së shqiptarëve pasi në Durrës në sezon turistik kalojnë deri në 1.7 milionë turistë, duke e bërë një pol të rëndësishëm. Kështu që oferta e socialistëve është e dyfishtë, ndërsa PD është në kërkim të një fitoreje të rëndësishme dhe Durrësi është target. Edi Rama është marrë edhe me kandidatin ndërkohë që Berisha-Meta nuk janë marrë me znj. Sako, por kanë bërë atë që dinë më mirë: Të mallkojnë Edi Ramën. Kjo nuk dihet se sa do të ndikojë të durrsakët”, tha Vangjeli.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ops: 09/05/2023 06:47

    Ti do marresh ate te magjarit

    Përgjigju
  • Cimiterra: 08/05/2023 15:58

    Nuk te njoh moj zonje, por me ate burr mashtrues qe ke, veshtir ta japin voten durrsaket

    Përgjigju
    • Bexheti: 08/05/2023 23:22

      Kutite do i mbushin Gjushi, Çela dhe bandat e Rilindjes, se kjo e shkreta vetem emrin ka Kryetare Bashkie, se gjjthe fijet i levizin ata qe permenda me siper. Dhe durrsaket dhe jo vetem, kujtojne se do kete ndershmeri ne numerim, ku te gjithe numeruesit si majtas dhe djathtas jane te korruptuar deri ne palce.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia