FRANCË - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka prezantuar veten në një mënyrë që shumë nuk e njihnin. Macron ishte prezent në finalen e regbisë mes Toulouse dhe La Rochelle, teksa pas ndeshjes zbriti në dhomat e zhveshjes për të uruar kampionët e Toulouse.
Si kurrë më parë, duke ia dashur rasti, Macron piu një shishe me birrë corona "me fund". Mes duartrokitjeve nga lojtarët, Macron dukej jashtë kostumit presidencial.
Toulouse mposhti La Rochelle 29-26 në një ndeshje vendimtare dhe u bë kampion i Francës në regbi për herë të 22-të.
Komento