‘Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që kur lindi, dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë’, familja dhuron organet e vajzës

‘Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që kur lindi, dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë’, familja dhuron organet e vajzës


 ‘Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që në momentin që lindi dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë’, kështu janë shprehur prindërit e 21-vjeçares greke të cilët vendosën të dhurojnë organet e saj. E reja greke vdiq ditën e djeshme në spital pas disa ditësh nga aksidenti fatal, ku ajo u përplas nga makina që drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar, i arrestuar tashmë.

“Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që në momentin që lindi dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë... atë që i morën,” me këto fjalë nëna e saj tronditi publikun duke zbuluar se familja do të dhuronte organet e saj pacientëve të tjerë.

"Udhëtim të mbarë shpirti im, deri në skajet e universit. Nuk po them lamtumirë dashuria ime por shihemi përsëri! Të dua deri në qiell dhe më tej .. dhe do të të dua sa të jem gjallë dhe të marr frymë” , shkruan ajo në Facebook.

Varrimi i 21-vjeçares do të bëhet në Chania, ku të afërm dhe miq do të japin lamtumirën e fundit.


Lajmi kryesor:

Aksidentoi për vdekje studenten greke, lihet në burg 26-vjeçari shqiptar: Dua të ngushëlloj familjen, nuk është koha të jap shpjegime! Familja dhuron organet e vajzës


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja