Emocionet e Zvicër-Kosta Rika në Presidencë, Meta: Shqiptarët janë shpirti i Zvicrës, krenarë për ta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka organizuar sërish një ambient festiv në Presidencë për të ndjekur ndeshjen e tretë të Zvicrës në fazën e grupeve kundër Kosta Rikës, njësoj si sfidat e kaluara ndaj Brazilit dhe Serbisë.

Kreu i shtetit ka vlerësuar faktorin shqiptar të helvetëve, duke theksuar se Xhaka, Shqiri, Behrami dhe Xhemaili janë shpirti i kombëtares zvicerane. 

Natyrisht do të donim fitoren, por rezultati mund të ishte edhe më i mirë. Kjo ndeshje s’kishte ndonjë ngarkesë të madhe emocionale. Zvicra s’ka dhënë më të mirën, por kur angazhohet jep maksimumin. Emocionet janë të forta, si edhe me Serbinë. Xhemajli shkëlqeu, ata i japin tonin ekipit. Janë shpirti i Zvicrës.

Të gjithë shqiptarët janë krenarë që janë prezentë në finale me pjesëmarrjen e Era Istrefit. Shpresojmë të ketë në finale edhe shqiptarë të tjerë. Natyrisht që ishte e shpejtë që Gjermania të largohej, por topi është i rrumbullakët dhe sigurisht që çdo gjë mund të ndodhë. Sidoqoftë unë jam me Zvicrën. 

Ilir Meta, President

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?