Një tifoz i vogël i Milanit ka marrë jo pak vëmendje gjatë ndeshjes që kuqezinjtë fituan 1-0 kundër Fiorentinës.
Djaloshi u kap nga kamerat, pak para se të shënohej goli i fitores nga Leo, duke u lutur që Milan të merrte tre pikët, duke qenë se është një luftë e ashpër për titull kampion me Interin. Tifozë në fjalë bëri kryqin dhe lutej vazhdimisht. Në fund duket se ia vlejti pasi Milan ia doli të mposhte 1-0 Fiorentinën.
Video teksa djaloshi lutej ka bërë shumë përshtypje dhe është shpërndarë shumë, ndërsa tregon edhe njëherë se futbolli nuk është vetëm një sport.