TIRANË- Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka folur për herë të parë nga foltorja e Kuvendit, por duket se emocionet e detyrës së re e kanë hutuar atë në orët e vona të natës, duke bërë disa lapsuse njëra pas tjetrës.

Muzhaqi ka ngatërruar fillimisht orën. Teksa mori fjalën ajo tha se nuk priste të kishte emocione në orën 1 të natës, por në fakt akrepat shënonin afërsisht 2 të mëngjesit.

“Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua”, tha Muzhaqi.

Ndërkohë ndërsa u përpoq të thonte shprehjen frazeologjike “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”, ministrja hasi në vështirësi që në nisje të saj.

“Trupi i shëndoshë… Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”, tha ajo.