Lojtarët e Interit mbërritën të enjten në Stamboll, ku i pret finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City-t, këtë të shtunë më 21:00. Me të mbërritur në kryeqytetin turk, një nga lojtarët e klubit italian për pak sa nuk u lëndua larg fushës së futbollit.
Holandezi Denzel Dumfries rrëshqiti duke zbritur nga autobusi i klubit dhe ra në tokë, por shpejt u ngrit dhe vazhdoi rrugën për në hotel.
“Penalti!”, ky është komenti më i shpeshtë në rrjetet sociale. Gjithçka shkoi mirë për Dumfries, por edhe për Simone Inzaghin, i cili nuk ka alternativë të një cilësie të ngjashme në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.