Emocionon aktori i “Portokalli”
gdhend në lëkurë dashurit e tij

Emocionon aktori i “Portokalli”<br />gdhend në lëkurë dashurit e tij
Florian Binaj është një nga aktorët më të dashur të humorit.

Por përveç se shumë i talentuar, Flori është dhe një familjar shumë i përkushtuar.

Së fundmi ai ka bërë një gjest, i cili ka prekur fansat e tij. Aktori ka realizuar një tatuazh mjaft të madh në pjesën e kurrizit, por e veçanta e këtij tatuazhi është padyshim kuptimi i tij.

Binaj ka shkruar emrat e fëmijëve të tij duke plotësuar së fundmi tatuazhin me emrin e djalit të tij Glauk.

Emrin e vajzes, Krena, të shkruar mbrapsht, e shoqërojnë disa prej simboleve tona më të njohura kombëtare, ndërsa në krah të emrin Glauk është i dukshëm portreti i mbretit ilir të Taulantëve.

Për aktorin, gdhendja në lëkurë e dy emrave dhe portreteve që mbajnë histori është jo vetëm një krenari më shumë, por edhe dashuri e përkushtim ndaj familjes e fëmijëve.




(d.b/Shqiptarja.com)

7/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'